Flash News

OPINEWS

Tirana zyrtare ua shpërlanë mëkatet kriminelëve serb dhe e defaktorizon shqiptarinë!

Tirana zyrtare ua shpërlanë mëkatet kriminelëve serb dhe e

Nga Kim Mehmeti

Mos vallë ne shqiptarët jemi bërë aq të pandjeshëm ndaj vetvetes, sa më shumë e besojmë dhe e çmojmë kriminelin e huaj ,se sa cilindo burrështetas shqiptarë, qoftë nga Tirana apo nga Kosova?!

Është e mundur vallë që ne shqiptarët të jemi aq të padrejtë ndaj vetvetes, sa të ndjehemi më mirë e të pajtohemi më lehtë me atë që ka aprovuar projekte për shfarosjen e shqiptarëve, se sa me kundërshtarin tanë politik nga Tirana apo nga Prishtinë?!

Ka mundësi vallë që edhe sot, njësoj si gjatë shekujve, fati politik i burrështetasve të Shqipërisë, më shumë të varet nga poltronizmi i tyre ndaj Beogradit, se sa nga përkushtimi i tyre ndaj shqiptarisë?!

Dhe sikur mos e kisha përjetuar, kurrë nuk do e besoja se pas aq orvatjeve, sot, kur duhej të ishim më të konsoliduar, Beogradi ia doli ta realizojë projektin e vet më të rëndësishëm shekullor: që nëpërmjet projektit ruso-serb për ‘Ballkanin e hapur’, pra që me përkrahjen e Tiranës zyrtare, t’i shpërlajë nga mëkatet kriminelët serb dhe t’i defaktorizojë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë?!

Deri më sot besoja se Piktori është një ndër ‘kopilat’ e paktë politik, siç i ka çdo popull, por gjithnjë e më shumë bindem se dashuria e tij ndaj Beogradit shprehë një degradim më të thellë politikë seç është ai i një kaste politike, se ‘dashuria’ e tij ndaj Beogradit e ‘urrejtja’ ndaj Prishtinës, buron nga bindja se ajo jo vetëm që nuk të ndëshkon, por të sjellë përfitime politike?!

Dhe që të mos e dëgjoni nga të tjerët, ja po ua them unë: gjitha këto që u thanë më lartë, i shkruan një ish “pionier i Titos” , i cili jo vetëm që ka jetuar në Beograd, por të cilit personalisht nuk i ka ardhur asnjë e keqe nga cilido serbë, për dallim nga shumë të këqijat që i kanë ardhur nga qarqet politike shqiptare.

Madje, ky që i shkruan këto rreshta, beson se ka diçka që e ka mësuar qysh në vitet e rinisë, edhe atë në ‘shkollën beogradase’, në ‘mësimoren’’ e kryeqendrës së një shteti kishtar, siç është Serbia: se interesat kolektive maten me kandarin kombëtar, e jo me atë të interesit personal!

Si do qoftë, edhe sot, kur Tirana zyrtare, për shumë çka është bërë djep i turpit tonë kombëtarë, ne duhet edhe më shumë ta respektojmë e duam mëmëdheun, siç duhet të jemi atë që Piktori e konsideron si primitivizëm – Patriotë sa më të mëdhenj, Patriotë të cilët mburren me atë që janë dhe atë që kanë, por duke mos i përbuzur të tjerët!

Të fundit