Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Genc Pollo
1. Arrestimi
Për të gjithë ata që u gëzuan tek panë kryebashkiakun Veliaj të arrestohej dhe të kyçej në qeli (por edhe për ata që u hidhëruan): Arrestimi nuk është dënim; nuk është fajësi e provuar e aq më pak fajësi e pranuar. Vetëm këto të fundit përmes verdiktit gjyqësor do të ishin drejtësi e bërë.
Prezumimi i pafajsisë i të pandehurit mbetet në fuqi edhe kur është kafshatë që s’kapërdihet (opinioni publik ka rregulla të tjera).
Arrestimi i Veliajt është paraburgim i cili, sipas ligjit, synon të pengojë arratisjen, prishjen e provave, intimidimin e dëshmitarëve dhe kryerjen e krimeve të tjera. Me informacionin e bërë publik asnjë nga këto raste nuk duket bindës për të justifikuar paraburgimin në rastin Veliaj. Mbase SPAK e GjKKO kanë informacion që ne nuk i kemi. Por preçedentët nuk flasin në favor të tyre. Paraburgimi ishte abuziv (i tepruar ose i pajustifikuar) në rastet Berisha, Beleri, Meta, Dako, e mbase Beqja, Koka Bllako, Frroku etj.
2. Akuza
Bazuar në njoftimin e SPAKut akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj është zhgënjyese sepse nuk i referohet çështjeve kriminale pa precedent si incinerator i Tiranës (150 milion euro kundrejt asgjëje) apo 5D (norma e korrupsionit as 10% e as 20% por 100%).
Akuza i referohet një skeme banale e tipike për bashkinë Tiranë të shekullit 21. Veliaj i ka dhënë favore bashkiake (kontrata, leje, etj.) biznesmenëve x,y,z kundrejt rryshfetit që këta të fundit e kanë depozituar tek e shoqja e tij. Kjo skemë duket e mirëhetuar dhe për ketë magjistratët e agjentët e SPAK/BKH lipset të përgëzohen përzemërsisht. Kur them banale e tipike nuk synoj të normalizoj kriminalitetin e ofiqarëve por fatkeqsisht të përshkruaj realitetin. Por edhe të theksoj se skema kriminale sa më lart nuk është skandali i vërtetë. Ky i fundit është reagimi i Erion Veliajt. Shtatë orë mbas arrestimit Veliaj reagoi në Facebook duke ofenduar prokurorët e kritikët në media e opozitë, duke theksuar vuajtjet familjare e duke u shqetësuar për mungesën e tij në fushatën zgjedhore të majit krahas PS e kryetarit të saj. Por ai nuk jep as edhe një shpjegim konkret për akuzat e detajuara në njoftimin e prokurorisë. Këto akuza kanë qenë të njohura që nga mesi i dhjetorit por gjatë këtyre dy muajve Veliaj nuk ka tentuar të shpjegojë e të argumentojë në publik pafajësinë e tij. Në rast se ai do të ishte person privat mbrojtja ligjore vetëm në gjyq do të ishte e zakonshme. Por Veliaj as nuk është dhe as nuk don të kthehet në person privat.
Por personi zyrtar para se të arrijë para gjyqit të ligjit si rregull kalon nga gjyqi i opinionit publik. Shihni rastin Berisha ku ai vetë, dhëndrri, e bija dhe avokati që në fillim e në vijim kanë prezantuar në detaj mbrojtjen e tyre në çështjen Partizani.
3. Ofiqi
Nëse dy paragrafët më lart shtjellojnë sjelljen në një proçes penal nuk duhet harruar se rasti Veliaj është absolutisht politik duke qenë se ai mban ofiqin e dytë më të pushtetshëm në republikë për nga buxheti, administrata e territori. Prandaj kur akuzohet kryebashkiaku rregullat janë të tjera nga ato kur akuzohet xhepisti.
Në nëntor 2023 policia portugeze kontrolloi rezidencën e kryeministrit Costa çka çoi në dorëheqjen e tij por edhe në shpjegim të detajuar të pafajësisë së tij. Hetimi i mëtejshëm provoi se prokurorët kishin gabuar duke ngatërruar një Costa që u dilte në përgjime me kryeministrin. Por ndërkohë në Portugali zgjedhjet e çuan partinë e Costas në opozitë. Rasti Costa mund të jetë ekstrem por sjellje të ngjashme në Europë ka plot dhe vlen të merren si model.
Ashtu siç lipset të kujtojmë reagimin i Erion Veliajt mbasi prokurorët plasën skandalin 5D: “Unë uroj që (drejtorët) të provojnë pafajësinë e tyre, dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi”; pastaj ai lëshon edhe fjalinë e pataksur: “Ky është një vend që nuk t’a fal kollaj suksesin!” Që atëhere nuk ka nga Veliaj asnjë fjalë për marrjen e përgjegjësisë personale; per moskontrollin e “punëve” bashkiake, për injorimin e denocimeve konkrete e të detajuara muaj më parë për gjithçka provoi hetimi penal. As ndjesëkërkesë për ndjekjen gjyqësore të denoncuesve që Veliaj e njoftoi sapo ata hapën gojën. Në Këshillin Bashkiak Veliaj bllokoi mbledhen për muaj të tërë e kur më në fund këshilli u mblodh ishin marrë masat: opozitës nuk ju dha fjala fare, mikrofonat e këshilltarëve opozitarë rezultuan me difekt (për çdo rast) dhe një këshilltar socialist provokoi një sherr me grushta me një koleg opozitar.
Ndërkohë nuk ka asnjë qendrim kritik ndaj Veliajt nga PS (praktika europiane në raste të ngjashme kap një diapozon nga thirrja për të dhënë shpjegime tek përjashtimi nga partia apo nxitja për dorëheqje). Rama i vuri vulën në dhjetor duke e marrë në mbrojtje: ai sulmoi prokurorin e qortoi gazetarët për “masakrën mediatike” ndaj familjes Veliaj. Edhe sot në monologun e mëngjesit Rama përsëri e mbrojti Veliajn (dhe kritikoi prokurorin), madje e shtoi pak dozën.
Dihet se cili është zanati më i vjetër në botë por për të dytin në radhë hajdutëria është kandidati më serioz. Prandaj lipset më pak vëmendje për rryshfetet e Ajolës dhe shumë indinjatë e reagim për mizerjen politike të dëshmuar nga Veliaj dhe përkrahësit e tij.
Si dhe falenderim e respekt për qindëshen e protestueseve të palodhur që u mblodhën çdo javë para bashkisë prej prillit 2024. Ata janë sot për sot shpresa se politika do të përmbajë edhe llogaridhenien.
Si dhe një trysni politike që prokurorët të mos vrapojnë vetëm mbas harabelit të korrupsionit e të lenë menjanë elefantët e tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38