Flash News

OPINEWS

Vajtimi për lirinë e medias një shaka pa kripë

Vajtimi për lirinë e medias një shaka pa kripë

Nga Irena Beqiraj
Edhe pse ndajmë mendime të ndryshme unë do jepja dhe jetën që ti ta shprehje atë lirëshëm. Kjo fjali do të të ishte sllogani i një medie të lirë. Ndërkohë sllogani i një prej “medieve tona të lira” para dy vjetesh ishte “Taulant Ballën e kam si vëlla por tani nuk po më ndihmon “
Asgjë që ka ndodhur me 24 News nuk lidhet me lirinë e medias. Thjesht janë prishur balancat e marrëdhënieve midis një medieje dhe qeverisë. Ajo që po ndodh janë pasojat e një transaksioni tregëtar të prishur midis pronarit të medias dhe “pronarit” të qeverisë, të cilët historikisht marrëdhëniet e tyre i kanë ngritur jashtë parimeve dhe kornizave te lirisë së medias, megjithëse qeveria ka ndëruar disa herë pronarë. Thënë këtë çdo vajtim për lirinë e medias duket një shaka pa kripë.
Por le të ndalemi tek kjo e fundit. Në botën ku jetojmë liria e medias fatkeqësisht është shëndruar në liri për të shitur gazeta, për të paguar e përdorur gazetarë, për të dhënë ryshfet, për të blerë e shitur politikanë , për të manipuluar opinionin publik, e të gjitha këto në këmbim të pishinave të ndërtuara në det, lejeve të ndërtimit, legalizimit të kateve pa leje të ndërtuara rishtazi , blerjes apo marrjes me qira te godinave publike apo borxheve të pashlyera në doganë e tatime.
Gazetari i famshëm A .J. Liebling dikur shkuante -“Liria e medias u garantohet vetëm atyre që e zotërojnë një të tillë”.
Shenjtëria e "Lirisë së medias" që gabimisht po vajtojmë sot, por që në fakt nuk e kemi pasur kurrë , pasi ajo vdes kur shëndrohet në monedhën që u guaranton pronarëve të mediave akses tek ministrat, kryeministrat, presidentët , monedhë të cilën ata e kanë këmbyer në perfitime personale sa herë u është dashur.
Po ashtu e drejta e gazetarëve për të informuar nuk u është hequr dje . Dje u është ndërprerë borderoja që u përcaktonte qëndrimet ! E drejta e tyre për te informuar nuk ka ekzistuar edhe nuk ka për të ekzistuar për sa kohë që liria e medias që e garanton ketë te drejte shkëmbehet në pazarin politik për interesa të pronarëve edhe sa herë që të pa zë gazetaret kanë vazhduar te pashqetesuar edhe pse një koleg I tyre ështe flakur nga pronari në rrugë me një SMS të vëllait të madh.
E pra nëse kemi kaq deshirë të gënjejmë veten e te barazojmë mënyrat sesi veprojnë operojnë e mbijetojnë mediat tona me lirinë mos u shqetesoni fare per lirinë : ketë lloj lirie e fitojnë sërisht ne transaksionin e rradhës me qeverinë !

 

Të fundit