Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Ilir Kalemaj
Këto ditë zhegu veror nuk kanë qenë aspak të thata në lajme ku burim i pashterrshëm ngelet si zakonisht politika. Janë disa drejtëza paralele të cilat nuk pikëtakohen ndonëse bashkëjetojnë në qiellin e vështirë të publikes dhe lipset të vihen në kandarin e rëndesës përkatëse.
Duket sikur llogoret e politikës kanë agjenda dhe synime krejtësisht të kundërta në mos ashiqare të kithta me njëra tjetrën. Nga njëra anë, është mazhoranca ku vështirë të dallosh vija ndarëse mes qeverisë dhe partisë, ndërsa parlamenti sa vjen dhe shndërrohet në dekor shpesh të panevojshëm për shkak se kartonët do përdoren thjesht për ratifikim të projektligjeve të çuara nga Ramë-qeveria.
Por duket se ky mbipushtet nuk mjafton dhe për arsye të paqarta, Ramaforma ka prekur dhe pushtetin lokal, duke fshirë me një të rënë të lapsit kontribuesit lokalë dhe duke shpallur vende vakante si kryebashkiak i vendit. Kjo bash pas përfundimit të zgjedhjeve ku paradoksalisht deklamohet fitore e thellë dhe njëherazi goditen patronazhistët lokalë.
Kjo mund të ketë disa arsye të përfolura gjithë këto kohë, më tepër komplimentare sesa përjashtuese. Nga arsyet në dukje banale të mosfirmosjes të një parku fotovoltaik për klientë qeveritar nga ana e kryebashkiakut të Vlorës që pastaj për të mbuluar me gjethe fiku mori efektet e zjarrit në shkurre përgjatë gjithë territorit të vendit duke kulminuar me shembjet e Thethit, deri te diversioni politik për shkak të barrës së madhe të votës së përftuar në mënyrë të padrejtë.
Nuk ngelet pas as argumenti i pasjes të sa më tepër pushtet për të shpërblyer oligarkitë financiare, kriminale dhe mediatike me investime, tendera dhe koncesione, punësime etj. Por prapë ngelet një pikëpyetje që një hall edhe më i madh mund ta ketë detyruar kryetimonierin të konsumojë edhe më shumë pushtet se ç’prodhon. A ka apo jo një sfond ndërkombëtar, a lidhet me një valë të re arrestimesh zyrtarësh të lartë të korruptuar apo ku tjetër i vlon miza nën kësulë, ndoshta duhet të presim vjeshtën për të kuptuar më shumë.
Si intermexo mes mazhorancës dhe opozitës është telenovela verore e partive të reja, ku spikat ajo e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e cila dukshëm po konsumon më tepër llafe se ç’mundi të prodhojë ide përgjatë fushatës zgjedhore. Betejat publike me hidh dhe prit që kanë për synim përfundimtar një mandat, lënë një shije zhgënjimi te dhjetra mijëra votues të këtij koalicioni por dhe besimtarë të forcave të reja politike.
Sado që këto të fundit kanë pasur një fat jo fort të mbarë në qiellin e ngarkuar të politikës shqiptare ndër vite. Akoma më të hidhëta sulmet nga forcat po të reja politike ndaj këtij koalicioni në sprovë të vështirë ekzistenciale tashmë që shpatat janë nxjerrë nga milli dhe dyluftimi po bëhet n’shesh të mejdanit.
Nga ana tjetër kemi opozitën e drejtuar nga partia demokratike e cila është duke ndjekur një strategji paselektorale e cila është bazuar deri tani në dokumentimin e krimit zgjedhor por dhe shkeljes me të dyja këmbët të kodit zgjedhor dhe përdorimit të hapur të administratës publike në favor të partisë-shtet.
Së dyti dhe paralelisht denoncimin mediatik për së brendshmi dhe përmes kanaleve diplomatikë në arenën ndërkombëtare për të përftuar ndëgjergjësim dhe mbështetje në rifillimin e një konflikti të gjatë me një supermazhorancë arrogante dhe të papërgjegjshme. Së treti, në ndjekjen e të gjitha etapave të verifikimit të votave për partitë dhe kandidatët në rrugë institucionale ndonëse kjo e fundit jo me sukses për shkaqe të ndryshme.
Së fundmi, priten dy procese të rëndësishme të deklamuara dhe që pritet të jetëzohen në vijëmësi. Një prej të cilave është analiza paszgjedhore e çfarë nuk funksionoi te elementë të caktuar si komunikimi politik, drejtimi i qarqeve, apo listat e kandidatëve për të maksimizuar rezultatin përtej problematikës së evidentuar më sipër.
E fundit në radhë por jo më pak e rëndësishmja është ndezja e motorëve për zgjedhjet e pritshme lokale në Berat, Mat, Tepelenë, Tropojë, potencialisht në Rrogozhinë dhe Tiranë. Kur kjo e fundit është qershia mbi tortë dhe duhet përqëndrimi i burimeve kryesore logjistike dhe njerëzore për të arritur një rezultat pozitiv, natyrisht nëse ka vullnet politik nga Rama për t’a çuar në zgjedhje të parakohshme, sikundër e lyp logjika dhe arsyeja e shëndoshë.
Deri tani mund të themi që opozita ka vepruar taktikisht mirë në refuzimin e deritanishëm të vitrinë-demokracisë dhe denoncimin e fasadës së një regjimi monokratik dhe kleptokratik, organizimin e protestave masive të njëpasnjëshme dhe denoncimin e fortë të krimit dhe të korrupsionit duke premtuar dhe rikthimin e ligjshmërisë. Njëherazi ajo është vazhdimisht e kërcënuar nga përpjekja e mazhorancës për t’i përçarë, apo tentativës për të blerë nga radhët e saj individë të caktuar, të joshur nga premtimet e vendeve të punës apo përfitimeve të tjera.
Gjithashtu, opozita ka dhe vështirësi të kuptueshme financiare, infrastrukturore dhe logjistike për të mbajtur gjallë ritmin e protestave dhe mbi të gjitha nga mungesa e koherencës së një strategjie të mirëfilltë e cila do shihte qartësisht dritën në fund të tunelit dhe do të dinte të motivonte aradhën e mbështetësve në aksionin opozitar.
Madje dhe të shtonte radhët me qytetarët e paangazhuar, të krijonte një aleancë funksionale me pjesën e shëndoshë të shoqërisë civile, të përfshinte intelektualët kryesorë të vendit, të fitonte ato zëra kritikë ndaj qeverisë që janë gjithsesi skeptikë të opozitës dhe të gjeneronte një frymë pa të cilën është praktikisht e pamundur të triumfohet mbi një pushtet sa banal, aq edhe të kapur nga oligarkia kriminale.
Si përfundim mund të thuhet që vetëm gjenerimi i shpresës se gjërat duhet dhe mund të ndryshojnë, se e ardhmja nën opozitën do të jetë e ndryshme dhe dukshëm më e mirë, se PD dhe opozita do të dijnë të korigjojnë shumë nga gabimet e së kaluarës dhe të mbështeten fort te meritokracia duke ndërtuar një sistem karriere bazuar te vlerat, mund të zgjojë shpresat për një përmbysje regjimi pa pritur rrjedhën e katër viteve të tjerë.
Për këtë natyrisht duhet ndërtimi i një filozofie të besueshme qeverisëse, i një besëlidhje të re me qytetarët e lirë të këtij vendi duke ju premtuar atyre siguri dhe mirëqënie në vendin e tyre, pasi në të kundërt vështirë se vetëm taktikisht opozita do të arrijë të thyejë një mazhorancë arrogante në numra, cinike në veprim dhe hileqare në taktikë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38