Flash News

KRYESORE

Opinioni i Venecias për paketën 'anti-shpifje'/ Organizatat e shoqërisë civile: Qeveria të reflektojë sa është në kohë

Opinioni i Venecias për paketën 'anti-shpifje'/ Organizatat

Një grup organizatash të shoqërisë civile përshëndesin opinionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe falënderojnë ekspertët e Komisionit për analizën e thellë që i bënë propozimeve shumë shqetësuese të Këshillit të Ministrave në të ashtuquajturën Paketë Antishpifje.

Përmes një deklarate për mediat, organizatat theksojnë se opinioni i Komisionit të Venecias merr parasysh të gjitha shqetësimet e ngritura prej tyre që nga dhjetori i vitit 2018 kur drafti i parë u propozua nga Këshilli i Ministrave e deri më 19 dhjetor 2019, kur ndryshimet në ligje u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë, janë konfirmuar si shqetësime madhore për lirinë e shprehjes, për demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës nga Opinioni i Venecias.

Sipas tyre, mjetet ligjore të futura në amendimet e ligjit mund të bëjnë më shumë dëm se sa mirë në drejtim të lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Ato i bëjnë thirrje qeverisë të reflektojë sa është në kohë dhe të tërheqë ligjin anti-shpifje.

“Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama si nismëtar i këtij ligji dhe maxhorancës parlamentare të pranojnë opinionin e Venecias si përfundimtar e shterues dhe rrjedhimisht, të tërheqin ligjin në fjalë.

Siç theksohet në opinionin e Venecias “...mjetet ligjore të futura në amendimet e ligjit mund të bëjnë më shumë dëm se sa mirë në drejtim të lirisë së shprehjes në Shqipëri.”

Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe maxhorancës socialiste të shfrytëzojnë këtë mundësi për të demonstruar se janë të gatshëm të reflektojnë publikisht mbi konceptet dhe praktikat e tyre të gabuara mbi lirinë e shprehjes.

Organizatat falënderojnë qytetarët e shumtë që mbështetën përpjekjen tonë 18 mujore në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Lista e organizatave

BIRN Albania

Civil Rights Defenders

Citizens Channel

Faktoje

Grupi Shqiptar per te drejtat e njeriut

Instituti Shqiptar i Medias

Këshilli Shqiptar i Medias

Komiteti shqiptar i Helsinkit

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Neë Media Netëork

Qendra Res Publica

Qendra Shqiptare MediaLook

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se komisioni i Venecias i ka sugjeruar qeverisë shqiptare të rishikojë paketën antishpifje pasi sipas tyre draft-amendamentet e ligjit janë të pa zbatueshme në variantin aktual.

Sipas Komisionit të Venecias, Autoritetit të Medias Audiovizive i jepen fuqi të mëdha administrative për median “online”, prandaj kërkohet të rishikohet formula e përzgjedhjes së AMA-s dhe Komitetit të Ankesave.

“Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave", theksohet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Të fundit