Flash News

KRYESORE

Opinioni i OPDAT/Euralius për kryeprokurorin, Basha: Nuk ka asnjë vlerë; ishte kërkesë e Ulsi Manjës

Opinioni i OPDAT/Euralius për kryeprokurorin, Basha: Nuk ka asnjë

Opinion pa asnjë vlerë ligjore e ka konsideruar Lulzim Basha përgjigjen që OPDAT dhe Euralius kanë dhënë për ngërçin e krijuar për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Shqipërisë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, Basha tha se këto dy misione nuk kanë asnjë tagër të komentojnë Kushtetutën e Shqipërisë. Ai theksoi se opinioni erdhi si rezultat i kërkesës së deputetit socialist, Ulsi Manja, pa njoftuar deputetët e opozitës.

“Nuk kanë asnjë vlerë sepse ata (OPDAT dhe Euralius) nuk kanë asnjë tagër të komentojnë Kushtetutën e Shqipërisë. Ajo kërkesë është bërë nga Ulsi Manja dhe është pa asnjë vlerë ligjore”, theksoi Basha.

Sipas Bashës, zgjidhja e krizës për kryeprokurorin mund të zgjidhet vetëm duke respektuar Kushtetutën.

Basha kritika të hapura Donald Lu-së: Kërkesa e paimagjinueshme, thikë ndaj reformës në drejtësi

Të fundit