Flash News

KRYESORE

Opozita as këtë të enjte në Parlament, zhvendos mbledhjen në një tjetër qytet të goditur nga krimi

Opozita as këtë të enjte në Parlament, zhvendos mbledhjen

Edhe në seancën e kësaj të enjte, opozita nuk do të jetë e pranishme në Parlament. Vendimi u mor në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, ndërsa gjatë takimit u vendos që mbledhja e radhës të zhvendoset në qytetin e Durrësit.

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, opozita e bashkuar do të mblidhet në qytetin bregdetar, si një mesazh qëndrese për krimin e shtuar dhe lidhjet e tij me qeverinë.

Po ashtu, në mbledhje u diskutua që opozita të mos marrë pjesë edhe në komisionet parlamentare.

Të fundit