Flash News

KRYESORE

Opozita bllokon foltoren, Gramoz Ruçi u kërkon ndjesë ‘live’ 3 zyrtarëve të lartë

Opozita bllokon foltoren, Gramoz Ruçi u kërkon ndjesë

Seanca e sotme në parlament është shoqëruar me tension mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren sa herë që atyre u ndërpritej fjala. Sipas rendit të ditës në seancën e sotme duhej të raportonin tre zyrtarët e lartë të shtetit lidhur me raportin vjetor të veprimtarisë së institucioneve që ata drejtojnë.

Mirëpo, në kushtet kur foltorja është bllokuar disa herë nga opozita, Ruçi u ka kërkuar ndjesë titullarëve të institucioneve:  Autoritetit të Mediave Audiovizive, Këshillit Drejtues të RTSH dhe Komisionit të Prokurimit Publik.

"U kërkoj ndjesë Gentjan Salës, Kristaq Trajës dhe Ervis Shurdho se nuk mund të raportojnë për tre institucionet që drejtojnë në Kuvend pasi opozita po mban peng foltoren, ndaj vazhdojmë me pikën tjetër të rendit të ditës”, u shpreh Ruçi.

Të fundit