Flash News

KRYESORE

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca voton me shpejtësi projektligjet, Ruçi: Bashën e fala, mund të merrej dënim më i rëndë

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca voton me shpejtësi projektligjet,

Ka nisur rreth orës 18:00 seanca plenare me opozitën që vijoi të mbante të bllokuar foltoren, si kundërshtim ndaj vendimit të kryetarit Gramoz Ruçi, për të përjashtuar nga Kuvendi kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Pavarësisht kësaj situate, mazhoranca ka miratuar me shpejtësi të gjitha projekt-ligjet e parashikuara në rendin e ditës, ndërkohë që Ruçi përpara se të deklaronte seancën e mbyllur bëri një paralajmërim për Bashën.

“Unë nuk po zbatoj të gjitha kompetencat që më jep rregullorja dhe nuk po mbledh Byronë e Kuvendit për deputetin Lulzim Basha, pasi dënimi për të mund të ishte më i rëndë”, tha Ruçi duke ngjallur reagimin e deputetëve të opozitës.

Pas këtij paralajmërimi, deputetët janë larguar nga salla e Kuvendit.

Të fundit