Flash News

KRYESORE

Opozita bojkot zgjedhjeve lokale? Analistët apel Bashës të mos bëjë hapa pas

Opozita bojkot zgjedhjeve lokale? Analistët apel Bashës të mos

Pesë analistët e emisionit ‘Real Story’: Alfred Lela, Agron Gjekmarkaj, Skënder Minxhozi, Arjan Vasjari, Eduard Zaloshnja kërkojnë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të mos bëjë hapa pas për të zgjidhur krizën poltike.

Analistët Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj  besojnë se kreu demokrat kërkon seriozisht ndryshimin e sistemit, për të shmangur riciklimin e krizës sërish në të ardhmen. Ndryshe mendon Arjan Vasjari që shkon më tej duke kërkuar krijimin e një qeverie me ‘dy koka’: Basha kryeministër së bashku me Ramën.

Opinionet e plota:

Alfred Lela: Partia Demokratike dhe [Lulzim] Basha nuk mund ta bëjnë hapin anash, pas jo e jo. Marrëveshja që është parë me dyshim, ajo e 2017-ës, megjithëse për mua i dha Shqipërisë një çlirim, pavarësisht se u përdor, u keqpërdor e me radhe. Jam i dënuar t'i besoj asaj që thotë Basha se e ka seriozisht atë te sistemit. Vetëm duke bërë diçka rrënjësore mund t’i shpëtojmë krizave të tjera. Të mos mblidhemi pas dy viteve për të interpretuar një krizë, të kësaj ane ose të anës tjetër.

Agron Gjekmarkaj: Opozita duhet te ecë drejt. Po përsëriti çadrën, nëse ka te njëjtën mbyllje, Basha luan fatin me Partisë Demokratike. Nëse akuzohet për një marrëveshje tjetër të natyrës se çadrës dhe kriza nuk zgjidhet, mendoj se luan edhe me shanset e veta dhe i djeg ato.

Arjan Vasjari: Një hap anash i Bashës, do delegjitimonte Bashën. Ndoshta do krijohet një qeveri direktoriale. Basha kryeministër se bashku me Zotin Rama. Të dy të mbajnë përgjegjësi për zgjedhje, që të mos ketë më alibi pas.

Skënder Minxhozi: Në raste të tilla ne kujtojme së duhet të prodhohet një rezultat që të jetë më i miri i të gjitha kohërave. Ne nuk do të prodhojmë asgjë, përveçse do zgjidhim krizën politike me shpresa konkrete dhe sistemi dhe klasa politike do ti ketë difitet (dështimet). Jemi ende larg momentit të zgjidhjes. Palmer nuk është emisari i parë qe vjen, do vijnë të tjerë. Do ketë protesta të tjera. Jemi ende zgjidhjes. Me kriteret e politikës shqiptare jemi ende larg, kriza do zgjidhet shume afër zgjedhjeve, në momentet e fundit.

Eduard Zaloshnja: Nëse PD-ja futet në zgjedhje pa marrë në shkëmbim gjithçka, do bie poshtë, edhe poshtë shifrës së ulët 450 mijë vota që mori në zgjedhjet e kaluara. Nëse futet pa marrë garanci për zgjedhjet e përgjithshme, nuk e di çfarë garancie do jetë, por futja në zgjedhjet lokale pa marrë garanci për zgjedhjet e përgjithshme, 450 mijet e votave që pamë parvjet do jenë edhe më poshtë se kaq.

Të fundit