Flash News

KRYESORE

Opozita, bojkot zgjedhjeve lokale? “Të marrësh pjesë është maskaradë”

Opozita, bojkot zgjedhjeve lokale? “Të marrësh pjesë

Aksioni i opozitës me djegien e mandateve mund të përshkallëzohet edhe me bojkotimin e zgjedhjeve lokale që do të organizohen me 30 qershor. Këtë la të nënkuptohet ish-deputeti Oerd Bylykbashi, që shprehet se nëse ata do të organizohen, do ishte skandaloz.

“Të hyjë ose jo në zgjedhje është një vendim shumë i rëndësishëm i opozitës, por ajo që është e sigurtë është që 30 Qershori janë zgjedhjet që do jenë me standard skandaloz. Me këtë lloj procesi përgatitor zgjedhor, qartazi me një vullnet politik jo të munguar, por negativ, zgjedhjet e 30 Qershorit janë të dështuara dhe të marrësh pjesë në ato zgjedhje është një maskaradë dhe asgjë tjetër”, deklaroi ai në emisionin ‘Byro Politike’ në ABC Neës.

Bylykbashi shtoi se nuk është marrë një vendim formal nëse do hyhet ose jo në zgjedhje. “Nuk ka vendim formal, por të futesh në zgjedhje me këtë situatë është praktikisht të shkosh në një katrahurë zgjedhore që mbi të gjitha i bën dëm qytetarëve”, përfundoi ish-deputeti.

Opozita refuzoi pak ditë më parë depozitimin e propozimeve për anetaret e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të), duke treguar se mund te bojkotojë edhe zgjedhjet lokale.

Të fundit