Flash News

KRYESORE

Opozita bojkotoi seancën për projektligjin që kërkon 84 vota, PS bën një tjetër lëvizje

Opozita bojkotoi seancën për projektligjin që kërkon 84

Sot u mbajt seanca parlamentare në Kuvend, për të votuar një ndryshim në projektligjin për magjistraturën.

Por, opozita e bojkotoi këtë seancë duke argumentuar se këtë vendim e morën në shenjë proteste, duke cilësuar votimin e ligjit pro shembjes së teatrit kombëtar të manipuluar.

Opozita akuzon qeverinë se ka përfshirë votën e Vangjel Tavos në mënyrë abuzive, ndërsa ky i fundit nuk ishte fare prezent atë ditë në seancë.

Në këto kushte, mazhoranca, të cilës i duhen edhe 5 vota për të përmbushur votimin e plotë me shumicë të cilësuar sic e kërkon ky projektligj, ka bërë një tjetër lëvizje. Ajo e ka shtyrë votimin e këtij projektligji për seancën e ardhshme.

Ky projektligj  “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i lejon Shkollës së Magjistraturës së pranojë studentë për vitin e ri akademik 2018- 2019, edhe pse ata nuk i janë nënshtruar më parë procesit të vetingut.

Të fundit