Flash News

KRYESORE

Opozita bojkoton pritjen e organizuar nga Lu dhe Vlahutin, qëndron në Kuvend për projektligjin e Teatrit

Opozita bojkoton pritjen e organizuar nga Lu dhe Vlahutin, qëndron në

Mbrëmjen e sotme ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin organizuan një pritje lamtumire me rastin e largimit nga Shqipëria për shkak të përfundimi të mandatit. Pritja e tyre nisi në orën 20:00.

Po në këtë orë, Kuvendi vijonte me diskutimet sa i takon projektligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi si dhe deputetët e opozitës kanë refuzuar ftesën për të qenë të pranishëm në këtë pritje.

Basha, kryemadhi dhe deputetët e PD-së e LSI-së kanë qëndruar në sallën e seancave plenare madje kanë pasur edhe një takim sa i takon bashkërendimit të aksionit për të mos lejuar miratimin e projektligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm në seancë si dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të fundit