Flash News

KRYESORE

Opozita braktis Komisionin e Ligjeve, Halimi: Qeveria doli krah Habilajve

Opozita braktis Komisionin e Ligjeve, Halimi: Qeveria doli krah Habilajve

Opozita ka braktisur Komisio nin e Ligjeve, ku u diskutua për projektbuxhetin e vitit 2018-të.

Deputetët e opozitës janë shprehur se nuk mund të diskutohet një ligj i tillë, sa kohë që rendi dhe siguria në vend janë kritike.

Deputeti demokrat Eduard Halimi tha se projektligji për buxhetin mund të diskutohej normalisht, nëse do të kishte edhe një qeveri normale.

Halimi u shpreh se Rama doli në krah të Habilajve dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“ Qeveria në vend që të mbante anën e drejtësisë, i doli në krah Habilajve për tre javë. Iu bënë alibi. Pak ditë më parë një biznesmen u kap me 863 mijë euro dhe me patentat e ish-ministrit Tahiri që betohej se s’kishte patente skafi. Policia nuk e raportoi. Mbi 800 mije euro nuk mund të kalojnë kesh. Ose biznesmeni ose Kurum duhet të shkojë në burg”, tha ndër të tjera Halimi.

Të fundit