Flash News

KRYESORE

Opozita braktis seancën në shenjë proteste. Spaho: Nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota. Hysi: Ditë të mbarë kolegëve

Opozita braktis seancën në shenjë proteste. Spaho: Nuk mund

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë braktisur punimet e seancës plenare në shenjë proteste, pasi mazhoranca e majtë nuk pranoi të hidhte në rivotim ligjin anti-teatër, ndonëse është konfirmuar se deputetët e PS kanë votuar në seancë në emër të një prej deputetëve të opozitës.

Kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho deklaroi se opozita nuk mund të qëndrojë në një Kuvend ku vidhet vota.

“Ne kemi kërkuar të rivotohet ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar pasi një prej deputetëve të mazhorancës kishte votuar edhe për një deputet të opozitës. Sa kohë që votimi është i parregullt, ai duhet të përsëritet. Për shkak se ju nuk lejoni të korrigjohet ky veprim i gabuar, në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë sepse nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë”, u shpreh Spaho.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi reagoi shkurtimisht pas fjalës së deputetit të PD: “Faleminderit. Ditë të mbarë kolegëve të opozitës. Fjalën e ka e Taulant Balla.”

Ruli: Do thonë që po bëjmë paqe. Berisha në krah të Bashës i bën një premtim: Do vij dhe te ty...

Të fundit