Flash News

KRYESORE

Opozita denoncoi kostot e shfrenuara për një km rrugë, qeveria zhduk dokumentet e tenderave nga APP

Opozita denoncoi kostot e shfrenuara për një km rrugë, qeveria

Pas denoncimi nga media dhe opozita abuzimet me fondet e qeverisë, konkretisht 10-fishimin e kostos për një kilometër autostradë qeveria bën lëvizjen e radhës.

Qeveria ka zhdukur nga faqet zyrtare online të gjitha dokumentet e tenderave nga sistemi i blerjeve dhe prokurimeve elektronike.

Të njëjtën gjë ka realizuar edhe te faqja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si♪5 duket edhe nga foto te kategoria ‘regjistri i realizimeve’.

Denoncimi

Në dy dekadat e fundit, kosto për një kilometër autostradë është rritur në mënyrë të frikshme, teksa indeksi i çmimeve në ndërtim, inflacioni dhe rritja e pagave nuk i justifikojnë vlerat e larta që po “fluturojnë” pa logjikë vit pas viti.

Në vitin 2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë ose, 1 milion euro ndërsa një e tillë me projektin “One Billion” do të kushtojë mesatarisht 10-11 milionë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave në raportet vjetore të monitorimit ndaj Ministrisë së Transporteve. Ndërsa sipas INSTAT, indeksi i çmimeve në ndërtim nga viti 2008 deri më 2017 është rritur me vetëm 4.8%.

Pas vitit 2009, shpenzimet në infrastrukturën rrugore janë shfrenuar totalisht, teksa 2 miliardë euro (të dhëna nga buxheti 2010-2018) të tjera janë investuar, por mungojnë kilometrat. Kulmi arriti në vitin 2016, ku qeveria shqiptare shpenzoi 11 miliardë lekë, për të ndërtuar vetëm 5.6 kilometër rrugë nacionale, duke i çuar shpenzimet për një kilometër në 15 milionë euro.

Të fundit