Flash News

KRYESORE

Opozita ‘djeg’ mandatet, këshilltari Kraja: Shtatë ide se ç’mund të bëjë opozita më tutje

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja ka dhënë shtatë ide mbi hapat e mëtejshme që mund të ndjekë opozita, tashmë pas aktit të ‘djegies’ së mandateve parlamentare.

Kraja rendit disa opsione për opozitën, ndërsa i cilëson keqkuptime reagimet e disa ndërkombëtarëve, që kritikuan aktin e opozitës për mandatet.

Statusi:

Shtate ide te shpejta se çfare mund te beje opozita me tutje... :

  1. Te organizoje nje referendum ndryshimesh kushtetuese per reformen zgjedhore bazuar mbi nje draft redaktuar ne bashkepunim me intelektuale & praktikat me te mira nderkombetare;
  2. Te filloje nje tur kombetar bashkebisedimesh jo elektorale (per te folur) por programore (per te degjuar) me qytetare, sipermarres, te rinj e familje shqiptare, ku te flitet per "vizionin" opozitar per te ardhmen e Shqiperise;
  3. Te lancoje nje grup "ambasadoresh" ne nje tur neper europe e pertej atlantikut mbi situaten ne vend dhe vendimarrjen e djegjes se mandateve;
  4. Te therrase nje "Kongres Kombetar" me perfaqesues te elektoratit, te komuniteteve fetare, te shoqerise civile, te biznesit etj. per te shkembyer mbi nje kushtetute te re & reformen zgjedhore;
  5. Te vendose "rinine" ne kryefjale te cdo aksioni te ardhshem si te vetmen "recete" per te ndaluar vdekjen e vendit : Shqiperise po i emigron rinia, lindshmeria ne nivelet me alarmante, territori po braktiset masivisht...;
  6. Te promovoje vlera solide ne cdo figure & cdo artikulim si e vetmja alternative per te de-kriminalizuar jo vetem politiken, por dhe shoqerine / ekonomine shqiptare;
  7. Deputetet te vazhdojne denoncimet cdo dite e per cdo dosje kriminale apo korruptive, ato mbeten perfaqesuesit tane (u la mandati por jo besimi / vota qe u kemi dhene);
  8. ...
  9. ...

Ide te tjera ?

Besoj se politika me e bukur eshte ajo jashte parlamentit, besoj se perfaqesues te popullit nuk te ben mandati por cilesia e kontaktit me elektoratin, besoj thellesisht se Demokratet sot jane shumice ne Shqiperi ndaj te mos kompleksohemi nga keq-kuptimet e miqve tane nderkombetare, apo nga sulmet e krahut tjeter... Perfaqesuesit tane sot jane me afer se kurre me ne, ata jane deputetet tane, ata jane ne, ne jemi te gjithe demokrate ndaj ta cojme perpara demokracine shqiptare se bashku, drejt nje endrre te perbashket, per shpresen tone te rikthyer

Të fundit