All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Opozita dominon sot mbrëmjen televizive; Patozi do ekspozojë te Të Paekspozuarit "problemet" e Bashës, kreu i PD-së te ‘Opinion’

Opozita dominon sot mbrëmjen televizive; Patozi do ekspozojë te
All - Paragraf - 1

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike do të jenë në qendër të emisioneve politike: Të pakespozuarit në Top Channel dhe Opinion në TV Klan.

All - Paragraf - 3

Emisioni i drejtuar nga Ylli Rakipi, do të trajtoj temën “Opozita e Lulzim Bashës”, ku të ftuar do të jenë ish-deputetët e PD: Astrit Patozi dhe Genc Ruli.

Gjithashu, në fokus të diskutimeve do të jenë: Ku është sot opozita?! Të larguarit, ku janë ata tani? Rikthim në PD apo parti e re?! Rishtarët e Lulzim Bashës....A kemi një opozitë të vërtetë kundër Ramës?

Ndërsa, emisioni i drejtuar nga Blendi Favziu do të ketë të ftuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili do t’u përgjigjet akuzave të ditëve të fundit të mazhorancës se fotoja e tij me Donald Trump u financua nga lobingjet ruse dhe për dritëhijet e 613 kg kokainë që u kap në Durrës.

Gjithashtu, Fevziu ka lajmëruar se pjesë e diskutimeve do të jenë edhe zhvillimet e fundit në partinë më të madhe në opozitë.

Të fundit