Flash News

KRYESORE

Opozita e kërkon në Komision për marrëveshjen e detit, Bushati takohet në Sofie me Nikos Kotzias

Opozita e kërkon në Komision për marrëveshjen e detit,

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, janë takuar në Sofie, përpara fillimit të samitit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Është vetë Bushati që njofton për takimin me Kotzias dhe shprehet: “Përpara takimit të Ministrave të Jashtëm, shqyrtova me kolegun dhe mikun grek, Nikos Kotzias, progresin në marrdhëniet tona dypalëshe”.

Ndërkohë që Bushati ndodhet në Bullgari, opozita në Tiranë ka kërkuar praninë e tij në Komisionin e Jashtëm për të dhënë më shumë detaje për marrëveshjen e detit me Greqinë. Kotzias ka deklaruar mbrëmë se marrëveshja me Shqipërinë është mbyllur një muaj më parë.

Opozita letër Mimi Kodhelit: Duam Ditmir Bushatin në Komision. Këto janë 7 pyetjet që kemi për marrëveshjen e detit

Për çfarë ia kërkon Bushati “plotfuqinë” Metës? Reagon sërish Nikos Kotzias: Marrëveshja me Shqipërinë u mbyll përpara një muaji

Tensioni me Turqinë, Nikos Kotzias: Janë të irrituar sepse po zgjidhim problemet me Shqipërinë. Greqia nuk e ka humbur influencën

Të fundit