Flash News

KRYESORE

Opozita e re bashkon votat me PS. 101 deputetë mbështesin ‘gjyqin publik’ ndaj Ilir Metës

Kuvendi ka miratuar me 101 pro, 6 kundër dhe 3 abstenim, ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Tani, brenda dy ditësh pritet që komisioni hetimor të konstituohet dhe të nisë punën. Komisioni do të ketë 9 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita parlamentare.

Përbërja e komisionit hetimor do të jetë: Ulsi Manja (kryetar), Alban Zeneli (nënkryetar), Vasilika Hysi, Klotilda Bushka, Bashkim Fino, Alket Hyseni, Adriatik Alimadhi, Halit Valteri dhe Krenar Ruçi.

Të fundit