Flash News

KRYESORE

Opozita e re në rresht para PS. Gati të votojë dy ligje të Reformës në Drejtësi

Të enjten, në Kuvend pritet të votohen dy ligjet e martura të Reformës në Drejtesi, që janë: “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Në dy vitet e fundit shumica socialiste kërkoi konsensusin e PD-LSI për të ndryshuar 2 ligjet e Reformës në Drejtësi pas shfuqizimit të 22 neneve nga Gjykata Kushtetuese, pasi duheshin 84 vota,  por opozita refuzoi.

Nenet kryesore kanë të bëjnë me rregullat për hetimin e shkeljeve nga gjyqtarët e prokurorët, si dhe procedimin e vetë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me largimin e PD-LSI-së, shumica duket se ka marrë konsensusin e ‘opozitës së re’ për të kaluar ligjet e mbartura prej dy vitesh në Kuvend.  Nesër në orën 11:00 është parashikuar diskutimi i ndryshimeve te Komisioni i Ligjeve, ndërsa të enjten pritet votimi në Kuvend.

Është hera e dytë që opozita e re bashkon votat me mazhorancën, pas mbështetjes që i ofruan për ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj Ilir Metës me 101 vota.

Të fundit