Flash News

KRYESORE

Opozita e re regjistrohet për zgjedhjet lokale; kush janë 7 partitë ‘dezertuese’

Opozita e re regjistrohet për zgjedhjet lokale; kush janë 7

“Shpresa për Ndryshim” është koalicioni i dytë i regjistruar në KQZ, i cili do të jetë përballë koalicionit të Partisë Socialiste me emërtimin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, me 21 parti. Në këtë koalicion bëjnë pjesë shtatë parti të vogla, ndër të cilat Partia Balli Kombëtar dhe Ora e Shqipërisë, kryetarët e të cilave kanë pranuar mandatet e deputetit nga lista e Partisë Demokratike.

“Të vetëdijshëm se rruga e vetme kushtetuese për përtëritjen dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike është pjesëmarrja në proceset e saj zgjedhorë, të shqetësuar se rrethanat politike të tanishme në Shqipëri po ndikojnë për krijimin e një klime mosbesimi në vlerat e institucioneve demokratikë. Ne si një grup i partive politike opozitare kemi vendosur së bashku për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore si koalicion me emërtimin ‘Shpresa për Ndryshimin’”, thuhet në shkresën drejtuar KQZ-së.

Opozita e bashkuar nuk pranon te hyje ne zgjedhjet qe do te organizohen me 30 qershor, pa u larguar kryeministri Edi Rama.

Lista e partive:

  • Aleanca Kuq e Zi;
  • Bashkimi Liberal Demokrat;
  • Demokracia e Re Europiane;
  • Aleanca Popullore;
  • Partia Balli Kombëtar;
  • Partia Emigracioni Shqiptar;
  • Partia Ora e Shqipërisë;

Të fundit