Flash News

KRYESORE

Opozita e re voton “pro” nismave të qeverisë në ‘Rama’ në Parlament

Përfaqësuesit e ‘opozitës së re’ votuan pro ligjeve të mazhorancës në seancën e sotme parlamentare. 6 nga 11 deputetë ngritën kartonët jeshilë për ligjet e rendit të ditës.

Deputetët Ylli Shehu dhe Alban Zeneli votuan të dy kundër ligjit për nxitjen e punësimit.

Në miratimin e ligjeve për sigurinë e digave dhe emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, deputeti i LSI, Ylli Shehu votoi kundër, ndërsa deputeti i PD Alban Zeneli nuk mori fare pjesë në votim.

Të vetmin projektligj që e votuan të gjithë pa përjashtim ishte nisma që synon të përmirësojë kushtet e konvikteve. Edlira Hyseni, Lefter Koka i LSI dhe Ligoraq Karamelo i PD nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.

Parlamenti sot numëron 93 deputetë, por dy deputetë të tjerë pritet të hyjnë pasi Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj nga LSI kane dorëzuar tashme formularin e dekriminalizimit.

Të fundit