Flash News

KRYESORE

“Opozita gati për të zëvëndësuar këtë pushtet”, Kryemadhi paralajmëron fundin politik të Ramës

“Opozita gati për të zëvëndësuar këtë

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka theksuar sërish se ata nuk do të tërhiqen nga kauza e Teatrit Kombëtar, por do të vijojnë ta mbrojnë godinën nga hajdutët.

Kryemadhi më tej bën apel që të gjithë qytetarët të bashkohen me opozitën për të rrëzuar qeverinë arrogante dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Krimi e droga janë fatkeqësia jonë dhe e fëmijëve tanë! Ndaj sa më shpejt të ndodhë rokada e pushtetit, aq më të mbrojtur janë fëmijët e shqiptarëve nga droga dhe krimi”, përfundon Kryemadhi.

 Statusi i plotë:

Asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë!

Opozita ka qenë që në fillim në mbështetje të kërkesave të artistëve, edhe pse çështja e Teatrit Kombëtar është çështje me përmasa kombëtare dhe nuk mjafton vetëm protesta e artistëve.

Të ndërtosh kulla atje, ku për dhjetëra e dhjetëra vite është prodhuar kulturë, është arrogancë me çmim të lartë, çmim që sot e paguajmë të gjithë së bashku.

Aksioni opozitar për çështjen e Teatrit do të vazhdojë pa ndalim!

Ne e dimë që kemi shumë gjëra për të kritikuar në punën tonë, por pa dyshim jemi në një proces përmirësimi të pandalshëm, që po ia lëkund shtyllat e pushtetit, të ndërtuar dhe mbajtur me paratë e drogës dhe krimit, Edi Ramës.

Ne jemi alternativa e re për të zëvendësuar këtë pushtet të zhytur në krim e korrupsion. Dhe për këtë partnerët tanë janë qytetarët e ndershëm të të gjithë Shqipërisë, pa dallime partiake, pasi Shqipëria është mbi të gjitha.

Krimi e droga janë fatkeqësia jonë dhe e fëmijëve tanë! Ndaj sa më shpejt të ndodhë rokada e pushtetit, aq më të mbrojtur janë fëmijët e shqiptarëve nga droga dhe krimi.

Të fundit