Flash News

KRYESORE

Opozita gjermane kritikon Merkelin dhe Schulzin për debatin televiziv

Opozita gjermane kritikon Merkelin dhe Schulzin për debatin televiziv

Partitë gjermane të opozitës kritikuan sot kancelaren,  Angela Merkel dhe rivalin e saj kryesor, Martin Schulz, për mospërmbajtje ndaj temave në debatin e vetëm televiziv të sezonit zgjedhor.

Gjatë debatit televiziv të së dielës, Schulzi i socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD) nuk arriti të diferenconte qëndrimet e tij politike nga ato të kristiandemokratëve të Merkelit (CDU)

Ndërkohë që, Merkel qëndroi e palëkundur ndaj parimeve të saj duke thënë se vendimi i saj për të hapur kufijtë e Gjermanisë për mijëra refugjatë në shtator të vitit 2015 dhe për të arritur një marrëveshje me Turqinë për të ndalur fluksin e refugjatëve ishte absolutisht i drejtë.

Megjithëse, një sondazh i opinionit tregoi se Merkel ishte fituesja e debatit me vetëm një diferencë të vogël , Katja Kipping e Partisë së Majtë të opozitës tha se fituesit e vërtetë ishin populistët e krahut të djathtë dhe kapitalistët.

“Temat, që janë me të vërtetë shqetësuese për njerëzit nuk u përmendën fare”, shtoi ajo.

Të fundit