Flash News

KRYESORE

Opozita greke me qëndrim të moderuar për Kacifasin: Të ruhen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve

Opozita greke me qëndrim të moderuar për Kacifasin: Të ruhen
Kreu i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis ka folur lidhur me vrasjen e ekstremistit grek në Bularat, Konstandinos Kaçifas. Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Mitsotakis  është shprehur se  deklaratat mbi vrasjen e Kaçifas duhet të shmangen nga të dyja vendet, pasi mund të vënë në rrezik marrëdhëniet e të ardhmes.

“Vrasja e një anëtari të pakicës greke në Shqipëri lë shumë boshllëqe dhe rrethana të paqarta që autoritetet shqiptare duhet t’i shpjegojnë. Disa deklarata nga ana e tyre nuk janë të dobishme dhe ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Të mos përkeqësohen marrëdhëniet tona nga deklarata dhe veprime të tilla.”

Në këtë intervistë, Mitsotakis ka folur dhe rreth çështjes së njohjes së Kosovës, ku është shprehur pa mëdyshje për qëndrimin që Greqia ka në këtë çështje.

“Qëndrimi i Greqisë është absolutisht i qartë dhe konstant. Madje është një qëndrim ndërpartiak, pasi të gjitha partitë janë unanime për mosnjohjen e Kosovës. Mirëpo, paralelisht, besojmë se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të inkurajohet më tej”, përfundoi ai.

Të fundit