Flash News

KRYESORE

Opozita i kërkon dorëheqjen, aleati këshillon Ramën: Zgjuarsia më e vlefshme se retorika politike

Opozita i kërkon dorëheqjen, aleati këshillon Ramën:

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Paskal Milo ka këshilluar kryeministrin Edi Rama të bëjë lëvizje për të zgjidhur ngërçin politik. Milo thotë se në politika mençuria është më e vlefshme sesa retorika e fortë politike, megjithatë nuk deklaron nëse Rama duhet të plotësojë kushtin e opozitës për tu dorëhequr.

“Një lëvizje politike në radhë të parë pritet nga kryeministri i cili duhet të mendohet mirë përpos deklaratave dhe vendosmërisë që po shfaq për të shkuar në zgjedhje. Në këto raste nuk ka shumë vlerë retorika e fortë sesa mençuria për ti dhënë zgjidhje krizës që mund të përkeqësohet”, analizon Milo.

Opozita është shprehur gati për dialog me Ramën vetëm si kryetari i Partisë Socialistë. Në publik, eksponent të mazhorancës kanë pohuar se nuk pranojnë të ulen në tryezë me kushte.

Të fundit