Flash News

KRYESORE

Opozita i kërkon përgjigje për Teatrin Kombëtar, Rama injoron Kuvendin, merr pjesë në një tjetër aktivitet

Opozita i kërkon përgjigje për Teatrin Kombëtar, Rama

Me tone të larta e me akuza ndaj mazhorancës ka nisur seanca parlamentare këtë të enjte. PD kërkoi të ndërpritej seanca parlamentare,  derisa kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në Kuvend. Ndërsa LSI i ka drejtuar disa pyetje mazhorancës, të cilat nuk po marrin përgjigje.

Kryeministri Rama ka preferuar që të mos jetë i pranishëm në Kuvend, ku po zhvillohen debate për projektligjin për Teatrin Kombëtar; por është i pranishëm në aktivitetin ‘Forca e Ligjit’, ku janë paraqitur rezultatet e punës së policisë.

I pranishëm në aktivitet është dhe ambasadori Donald Lu, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për dështimin në arrestimin e Klement Balilit, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.

Të fundit