Flash News

KRYESORE

Opozita iu përgjigj ftesës së Metës, Basha me aleatët sot në zyrën e presidentit

Opozita iu përgjigj ftesës së Metës, Basha me aleatët

Opozita e bashkuar pritet të zhvillojë në orën 09.00 takimin e konfirmuar në zyrën e presidentit Ilir Meta me ftesë të këtij të fundit.

Bëhet fjalë për një letër që Meta ia drejtoi kreut të PD, Lulzim Basha dhe aleatëve të partive të tjera më të vogla, përfshirë edhe LSI-në e drejtuar nga e shoqja, Monika Kryemadhi.

Në këtë takim, sipas letrës së Metës pritet të diskutohet ‘lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi’, si dhe krizës politike ku është përfshirë prej shkurtit kur opozita dogji mandatet dhe doli jashtë Parlamentit.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe Reforma Zgjedhore, si një nga kushtet e Bundestagut.

Ditën e sotme, Meta pritet të ketë edhe një tjetër takim me Këshillin e Ambasadorëve, me të cilët mendohet të diskutohet gjerësisht ngërçi institucional mes presidentit dhe Kuvendit, pasi sipas tij janë bërë shkelje për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit