Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opozita jashtë zgjedhjeve, Edi Rama e sheh veten për një periudhë të gjatë në pushtet
Vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama e sheh si një periudhë të gjatë për veten për të qëndruar në pushtet. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se opozitës, nëse braktis zgjedhjet, do i duhet një periudhë e gjatë për t’u rindërtuar.
“(Opozita) Ka vendosur të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve pasi doli nga rruga parlamentare, duke zgjedhur dy forma ekstreme dhe, e para e panjohur e padëgjuar, e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit. Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësishë të jashtëzakonshme për rindërtim”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi: “Në vend që të luftojë me program dhe ide, ka zgjedhur të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vend që t’i përfaqësojë zgjedhësit e vetë në këtë sallë dhe në zgjedhje, ka vendosur t’i nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike, ka vendosur t’i përdorë si ‘mish për top’ duke u fshehur pas tyre. Kjo është padyshim shumë e rëndë, e padëgjuar dhe e papranueshme nga askush. As nga vetë shumica dërrmuese e zgjedhësve të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.”
Rama u shpreh i vendosur për të mos pranuar kërkesat e opozitës, por të vijojë në rrugën për zgjedhjet e 30 qershorit, ndonëse, siç tha ai, kjo rrugë është e mbushur me rreziqe.
“Por ndërkohë edhe ne nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër përveçse të vijojmë rrugën tonë, pa u ndaluar të merremi me ta. Të vazhdojmë në rrugën e 30 qershorit pavarësisht rreziqeve të një procesi ku dy parti politike përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur kryetarët e bashkive në Republikën e Shqipërisë”, tha ai.
Kryeministri Rama pretendoi se mazhoranca e tij ka bërë gjithçka që ka patur në dorë që kjo situatë të mos ndodhte. Ai rikujtoi marrëveshjen e 2017-ës me kryeopozitarin Lulzim Basha, të cilën e konsideroi si prova më e mirë se PS kërkon zgjedhje me opozitën dhe jo pa të.
“Unë i mirëkuptoj të gjitha ata që ndryshe nga unë, ndryshe nga ne, mendojë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por duhet t’u them të gjithëve se kjo nuk është zgjidhja jonë dhe as faji ynë. Sepse neve, në këndvështrimin tim, kemi bërë gjithçka që kemi patur në dorë që kjo mos të ndodhë. Është mirë që të ngulmojmë që të gjithë ta kujtojnë çdo ditë, në këtë periudhë, se çfarë ne kemi bërë dhe askush të mos e harrojë se jemi ne që e kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhjeve me opozitën kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë të mundur të dytën. Prova është në sytë e kujtdo që ka një kujtesë të gjatë sa dy vjet.
Këtu e dy vjet më parë ishim në të njëjtën situatë kur Lulzim Basha dhe partia e tij ishin futur në çadër, ndërsa aleatët tanë rrinin mes çadrës dhe qeverisë në pritje që të binte qeveria. Në 2017-ën ne kaluam ylberin në raport me traditën politike në Shqipëri, por edhe në raport me mandatin tonë duke, praktikisht, ndarë të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes me ta dhe duke u besuar atyre as më shumë dhe as më pak por Ministrinë e Brendshme, plus Ministrisë e tjera. Pse? Sepse edhe në kushtet kur BE dhe SHBA e mbyllën të gjithë kapitullin e përpjekje për të gjetur një kompromis dhe deklaruan me keqardhje për opozitën dhe duke e fajësuar drejtëpërdrejtë opozitën, se zgjedhjet duhet të mbaheshin dhe se Parlamenti i dalë nga ato zgjedhje kishte legjitimitet të plotë.
Nëse ne do të ishim një forcë politike e lidhur vetëm me pushtetin dhe do e shinim procesin demokratik vetëm si një rrugë për të marrë pushtetin, nuk kishim asnjë aryse t’i luteshim dhe të gjithë e kujtojmë se sa shumë i jemi lutur dhe unë i jam lutur Lulzim Bashës për të mos braktisur procesin.
Do të kishim një Parlament me të gjithë deputetet, pa deputetët e PD dhe LSI, dhe të jeni të sigurtë që nga pikëpamja e legjitimitetit askush nuk do e vinte në dyshim.
Ne thjeshtë s’kemi asnjë rrugë tjetër dhe është rasti për të theksuar se përtej gjithë të metave tona, përtej edhe gabimeve që kemi bërë, ne mund të ballafaqohemi me këdo për të provuar nëse ka një garë se cila forcë politike dhe cila qeveri i ka dëgjuar më shumë të tjerët, i ka dëgjuar më shumë kritikat, kundërshtitë, njerëzit, ne këtë garë e fitojmë me diferencë të madhe.”
Rama mohoi edhe akuzat për arrogancë në qeverisje: “Na akuzojnë për arrogancë, por kam frikë se përtej dukjeve dhe interpretimeve të mundshme të një mënyrë apo një mënyrë tjetër komunikimi, ngatërrojnë vendosmërinë për të çuar përpara reformat me arrogancën. Nuk është arrogancë, por vendosmëri.”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38