Flash News

KRYESORE

Opozita kallëzon në Prokurori deputetët e mazhorancës: Kanë kryer dy vepra penale. Dyshimet më të forta ndaj 7 personave

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kallëzuar në prokurori të gjithë deputetët e mazhorancës që votuan, në kundërshtim me procedurën, miratimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Sipas opozitës, zyrtarët e mazhorancës kanë kryer dy vepra penale: 1- Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; 2- Shpërdorim i detyrës.

Opozita pretendon se mazhoranca ka shkelur të gjitha rregullat dhe procedurat e Kuvendit sa i përket rrëzimit të dekretit të Presidentit të Republikës. Deputetët votuan për rrëzimin e dekretit të Ilir Metës, që kthente ligjin për tatimin, pa mbushur 12 orë nga vendimi i kreut të shtetit.

Dyshimet më të forta për zyrtarët që kanë ndikuar në këtë çështje, PD dhe LSI i kanë ndaj: Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Arben Ahmetajt, Taulant Balla, Erjon Braçes, Ervin Bushatit dhe Genc Gjonçajt.

Të fundit