Flash News

KRYESORE

Opozita kërkoi largimin e tij nga Komisioni i Stabilizim Asociimit, Balla: Kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve

Opozita kërkoi largimin e tij nga Komisioni i Stabilizim Asociimit, Balla:

Taulant Balla reagoi pas letrës që opozita i drejtoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi ku i kërkonte largimin e tij nga Komisioni Parlamentar i Stabilizim-Asociimit.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, Balla thotë se opozita ka çuar një kamion me baltë për të më mbuluar atë në sytë e partnerëve.

“Po ndërkohë kjo baltë seriale është ende e vlefshme për eksport se miqtë e huaj s'kanë kohë të merren me detajet e këtyre manipulimeve të ndyra. Kështu edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua një kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve tanë. Hallin tim s'e kam fare se kam vite që përplasem pa kompromis me këtë llum dhe pres edhe më keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria këtë baltosje të vazhdueshme!? Ua lë shqiptarëve ta gjykojnë”, shkruan Balla.

Kreu i grupit të PS-së paralajmëron më tej se opozita në ditët e ardhshme mund të kërkojë largimin e tij edhe si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqipëri.

 

 

 

Të fundit