Flash News

KRYESORE

Opozita kërkon Gjiknurin për interpelancë në seancën plenare, Basha do të mungojë në Kuvend

Opozita kërkon Gjiknurin për interpelancë në seancën

Ditën e sotme në seancën plenare opozita ka thirrur për interpelancë ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Gjithashtu në seancën e sotme pritet që të mos jetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi do të jetë n një takim në Samitin e Komitetit Ekzekutiv të CDI-së Organizatës Botërore të Partive të Qendrës së Djathtë, i cili mbahet në Budapest, ku në fokus të këtij takimi dyditor do të jenë zhvillimet politike dhe bashkëpunimi mes partive të qendrës së djathtë.

RENDI I DITËS NË KUVEND:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.2.2018 (neni 44, Rregullore)

Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

Interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë z. Damian Gjiknuri, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z. Edmond Spaho.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”  (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

Projektvendim “Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”  (neni 28, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Shprehet një folës pro dhe një folës kundër Koha e votimit

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

 

Të fundit