Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opozita kundërshtoi zgjedhjet në universitete, Meta ceremoni në presidencë; dekretohen rektorët e rinj: Rrini larg politikës!
Presidenti i Republikës Ilir Meta njeh dhe dekreton zgjedhjet e 30 korrikut në universitete, të kontestuara së tepërmi nga Partia Demokratike, me arsyetimin se zhvilloheshin në një perjudhë pandemie.
Përmes një njoftimi, zyra e shtypit të Presidencës sqaron se kreu i lartë i shtetit ka dekretuar 12 rektorët që dolën fitues nga procesi zgjedhor, duke u bërë thirrje të qëndrojnë larg politikës.
Kujtojmë se, përfaqësues të PD kanë reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Arsimit pas caktimit të 30 korrikut si ditë zgjedhjesh në Universitete, ndërsa shpreheshin se situata e pandemisë nuk i lejoi kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu vendosi jetën e studentëve në rrezik. Demokratët po ashtu i cilësuar këto zgjedhje, jo të lira sipas tyre, të ngjashme me ato të 30 qershorit për pushtetin vendor, ku qeveria vetë firmosi, vetë vulosi, pa kundërshtar.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti Meta dekreton Rektorët e Universiteteve Publike.
24 Gusht 2020 Tiranë
Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta u dorëzoi sot dekretet e emërimit rektorëvetë universiteteve publike, të shpallur fitues nga zgjedhjet e 30 korrikut.
Sot në Presidencë u organizua ceremonia e posaçme, ku 12 rektorë, morën zyrtarisht detyrën. Rektorët e rinj, do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme institucionet publike të arsimit të lartë në vend.
Presidenti Meta gjatë fjalës së tij u shpreh: Zgjedhja dhe përzgjedhja juaj erdhi nëpërmjet një procesi jo të lehtë, veçanërisht prej situatës së pazakonshme të pandemisë, të papriturave dhe përpjekjeve për t’u përshtatur me masa të cilat shpesh edhe u kontestuan.
Prandaj edhe sfidat përpara jush janë të vështira por jo të pamundura.
Sfidat dhe vështirësitë me të cilat do të përballeni do të jenë të shumta, sidomos në këtë periudhë pandemie e cila kërkon edhe më shumë impenjim dhe strategji të veçantë për të garantuar cilësi dhe studime sa më efektive. Me marrjen e detyrës suaj, ju nxis të punoni pa u lodhur për t’i transformuar universitetet në qendra më aktive shkencore.
Kreu i shtetit, bëri të ditur se, “Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa e madhe e vendit tonë. Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë. Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe! U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”
Presidenti Meta theksoi se: “Njëkohësisht tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj angazhimin dhe vendosmërinë tuaj të plotë për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e universiteteve, duke i mbajtur ato sa më larg politikës dhe ndikimeve dhe qëllimeve të saj.
Liria akademike, autonomia financiare dhe organizative në përputhje me legjislacionin në fuqi janë të rëndësishme për Institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe vendosmëria e përkushtimi juaj për t’i mbrojtur ato duhet të jetë parimor dhe i pa kompromis”.
Rektorët fitues në zgjedhjet e fundit universitare të cilët kanë marrë sot
zyrtarisht detyrën pas dekreteve të emërimit të Presidentit janë:
Universiteti i Tiranës – Artan Hoxha
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë – Arben Gjata
Universiteti Politeknik i Tiranës – Andrea Maliqari
Universiteti Bujqësor i Tiranës – Fatbardh Sallaku
Universiteti i Sporteve të Tiranës – Agron Kasa
Universiteti i Arteve – Kastriot Çaushi
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës – Kseanela Sotirofski
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan – Skënder Topi
Universiteti Fan.S. Noli, Korçë – Dhimitri Bello
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër – Suzana Golemi
Universiteti Ismail Qemali, Vlorë – Roland Zisi
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër – Bektash Mema
Në fjalën e Tij përshëndetëse Presidenti Meta, u shpreh:
Të nderuar rektorë dhe rektore të sapo zgjedhur të universiteteve publike të vendit.
“Mendja e një kombi është arsimi,” ka thënë Sami Frashëri. Ndaj e gjithë pasuria jonë intelektuale kombëtare zhvillohet dhe rritet në auditorët e institucioneve të arsimit të lartë, në mënyrë të veçantë për të cilat ju jeni zgjedhur t’i drejtoni, duke bërë kështu që përgjegjësia e detyrës suaj të jetë tejet e lartë dhe jetike për të ardhmen e vendit.
Zgjedhja dhe përzgjedhja juaj erdhi nëpërmjet një procesi jo të lehtë, veçanërisht prej situatës të pazakonshme të pandemisë, të papriturave dhe përpjekjeve për t’u përshtatur me masa të cilat shpesh edhe u kontestuan. Prandaj edhe sfidat përpara jush janë të vështira por jo të pamundura.
Sfidat dhe vështirësitë me të cilat do përballeni do jenë të shumta, sidomos në këtë periudhë pandemie e cila kërkon edhe më shumë impenjim dhe strategji të veçantë për të garantuar cilësi dhe studime sa më të efektshme, duke ruajtur dhe shëndëtin e studentëve, por edhe të gjithë personelit.
Me marrjen e detyrës suaj, ju nxis të punoni pa u lodhur për t’i transformuar universitetet në qendra më aktive shkencore.
Çdo njëri prej jush, përfaqëson një përvojë të gjatë dhe e suksesshme akademike ndaj ju inkurajoj të shpalosni më së miri këtë përvojë dhe njohuritë tuaja që sistemi arsimor në vendin tonë të jetë sa më cilësor, i shëndetshëm, i qëndrueshëm, novator dhe konkurrues.
Sistemi ynë universitar duhet të ndjekë me hapa të shpejtë ndryshimet që ndodhin në fushën e edukimit në botë. Ai duhet të bazohet mbi kurrikula sa më bashkëkohore, duke orientuar studentin dhe dijen, drejt kërkimit shkencor apo hulumtimeve me qëllime jo vetëm lokale por sidomos rajonale dhe globale.
Ne kemi nevojë për një arsimin universitar që përgatit rininë tonë të jetë e aftë t’i përgjigjet me sukses të gjitha sfidave të globalizimit, të përshtatet me tregun e punës dhe të ketë aftësitë e duhura shkencore dhe njohuritë akademike për t’u përfshirë sa më lehtësisht në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, në institucionet publike dhe sipërmarrjet private.
Jam i bindur se do punoni me përkushtim bashkë me stafin tuaj akademik në përdorimin e metodologjive më bashkëkohore për t’u mundësuar studentëve një mendim sa më kritik dhe sa më krijues.
Është shumë e rëndësishme lidhja e dëgëve të studimit universitar në tregun e punës, duke motivuar dhe mbështetur idetë inovatore të studentëve për hapjen e bizneseve të reja, sidomos star-up, te cilat janë sot një trend i përgjithshëm global dhe ndihmojnë shumë për të nxitur punësimin e të rinjve.
Zgjerojini bibliotekat në institucionet tuaja dhe pasurojini ato me literaturën më të fundit dhe më prestigjioze. Investoni në laboratorë dhe infrastrukturën mësimore dhe krijoni sa më shumë hapësira universitare.
“Të edukosh mendjen pa edukuar zemrën nuk është aspak edukim” na mëson Aristoteli.
Ndaj përpos përgatitjes individuale, studentët tanë duhen frymëzuar dhe u duhen krijuar kushte për të kontribuar e ndërtuar me zemër dhe atdhedashuri një shoqëri më demokratike, më të hapur, më tolerante e bashkëpunuese, më paqësore për të arritur një zhvillim më të qëndrueshëm e të sigurt të vendit.
Duke shpalosur angazhimin tuaj të plotë për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe autonominë e universitetit, duke e mbajtur atë sa më larg politikës dhe ndikimeve të saj.
Rinia shqiptare është e mrekullueshme, e zgjuar dhe e talentuar. Ndaj duhet punuar që rinia jonë ta ndërtojë këtu të ardhmen e saj. Të bëhet një arkitekte e ëndrrave të veta në këtë vend.
“Shpresa më e madhe e një kombi bazohet mbi arsimimin e mirë të rinisë së vet,” ka thënë Erasmus.
Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.
Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë në radhë të parë.
Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!
U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.
Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain.”
I bëj apel edhe qeverisë të mbështesë sa më shumë institucionet e arsimit të lartë pasi ato hasin vështirësi në ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve përkatëse. Kjo duke filluar miratimin e kuadrit të plotë ligjor normativ për arsimin e lartë deri tek rritja e mbështetes financiare nga Buxheti i Shtetit, e cila vazhdon të mbetet e ulët, në veçanti për kërkimin shkencor dhe inovacionet.
Njëkohësisht do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj dhe kërkoja angazhimin dhe vendosmërinë tuaj të plotë për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e universitetit, duke e mbajtur atë sa më larg politikës dhe qëllimeve të saj.
Liria akademike, autonomia financiare dhe organizative në përputhje me legjislacionin në fuqi janë të rëndësishme për Institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe vendosmëria e përkushtimi juaj për t’i mbrojtur ato duhet të jetë parimor dhe i pa kompromis.
Arsimi është një simbol i edukimit, kulturës dhe shkencës, duhet mbështetur, promovohet dhe të shërbejë ndër të tjera edhe si promotor kryesor i integrimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian.
Të nderuar rektorë dhe rektore
Unë ju uroj një punë të mbarë dhe ju nxis të jepni më të mirën tuaj në misionin fisnik që po ndërmerrni dhe shfrytëzoj këtë rast të falenderoj dhe t’u shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjithë pedagogëve dhe profesorëve të cilët kanë dhënë ndër vite e vazhdojnë të japin edhe sot një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, mësimdhënies dhe të shkencës.
Punë të mbarë!


Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38