Flash News

KRYESORE

Opozita letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni mandatet për Këshillat Bashkiakë derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese

Ndërsa sot pritet të shpërndajë disa mandate, Kolegji Zgjedhor merr një letër nga opozita.

Përmes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, opozita sot i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të pezullojë dhënien e mandatave për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.

Letra i është dërguar para nisjes së shqyrtimit në kolegj të çështjeve, ndërsa janë vënë në dijeni edhe ODIHR, ONM, BE, ambasadat kryesore në Tiranë.

“Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetutshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake. Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.” Ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e Dekreteve të Presidentit. Standardet e shqyrtimit gjyqësor te mosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhor”, thuhet në letrën e opozitës, ndërsa shton se vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor janë të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë.

“Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR.  Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve. Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tetor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen. Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti. Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën”, thuhet në letrën e mbyllur me një apel:  “Është koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate”.

Letra e plotë:

Të fundit