Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opozita letër Mimi Kodhelit: Duam Ditmir Bushatin në Komision. Këto janë 7 pyetjet që kemi për marrëveshjen e detit
Deputetët e opozitës kanë nënshkruar një letër drejtuar kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme, Mimi Kodheli, ku kërkojnë praninë në Komision të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për çështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë.
Deputetët kanë dyshime se bazuar edhe në deklaratat e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, marrëveshja politike midis dy vendeve është arritur, ndërkohë që Bushati nuk ka marrë plotfuqinë nga presidenti i Republikës, duke shkelur Kushtetutën e vendit. Ata kanë renditur 7 pyetje për ministrin e Jashtëm.
Ndërkohë, Kotzias ka deklaruar së fundmi se marrëveshja me Shqipërinë është mbyllur një muaj më parë.
Letra e opozitës:
E nderuar znj. Kryetare Komisionit,
Në kuadrin e deklaratave të Ministrit të Jashtëm Grek lidhur me delimitimin e hapësirave detare ndërmjet dy vëndeve, si dhe në mungesën totale të transparencës nga ana e Qeverisë Shqiptare dhe përkatësisht te Ministrisë per Europen dhe Punët e Jashtme, kërkohet kjo seancë dëgjimore për të informuar Komisionin e Jashtëm të Kuvëndit te Shqipërisë, si dhe opinionin e gjërë publik për këtë çështje me interesa të gjëra publike.
Nga ana e Ministrit të Jashtëm Kotzias pas takimeve hermetike të Kretës dhe të Korçës, është deklaruar “se palët tashmë kanë arritur në marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare si dhe pala shqiptare ka pranuar që pala greke të zgjerojë ujërat e saja territoriale deri në 12 milje”. Këto deklarime nuk janë mohuar nga ana e qeverisë shqiptare, ç’ka i bën akoma më të besueshme deklarimet e Ministrit të Jashtëm Grek.
Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15, datë 15.04.2010, ka shqyrtuar “pajtueshmërinë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.Ky vendim erdhi si pasojë e ankimimit që Partia Socialiste në atë kohë në opozitë e përfaqësuar nga ana e z. Saimir Tahiri, z. Damian Gjiknuri dhe z. Myslym Pashai, pretenduan një sërë parregullsishë në marëveshjen e vitit 2009.
Kjo Gjykatë me një argumentim të gjerë ka arritur në përfundimin, që shprehet në mënyrë të përmbledhur në faktin se parregullsia kryesore e konstatuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese ishte:
Zhvillimi i negociatave dhe arritja e marrëveshjes nga ana e grupit negociator pa patur Plotfuqishmërinë e Presidentit të Republikës
Në këto kushte, në përputhje me pikën 2 të nenit 32 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku parashikohet se: “Mbledhjet e komisionit të përhershëm thirren edhe me kërkesën e jo më pak se ¼ së anëtarëve të Komisionit, duke përcaktuar në kërkesë dhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje”, si dhe nenit 36 të saj, ku parashikohet se: “Komisioni është i detyruar të zhvillojë seanca dëgjimore publike me anëtarë të Këshillit të Ministrave, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim”, me qëllim marrjen e një informacioni të plotë mbi këtëçështje dhe pyetjet që e shoqërojnë.
KËRKOJMË:
“Thirrjen e mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme, ditën e mërkurë, datë 21.02.2018, ora 11.00’, me këtë rend dite:
Zhvillimin e një seance dëgjimore publike me Ministrin per Europen dhe Punët e Jashtme, me qëllim informimin e anëtarëve të Komisionit mbi pa qartesite e renditura me poshte.
Pyetjet tona lidhen me kushtet e procedurat se kur deklarohet që është arritur apo ka marrë formë marrëveshja (qe do të thotë se është ngritur grupi negociator), janë zhvilluar negociatat, palët në nivel ekspertësh kanë rënë dakort, dhe më pas zhvillohen diskutimet në nivele politike. Gjithashtu këto pyetje bazohen edhe në faktin se nga Presidenti i Republikes deklarohet që deri më tani nuk është dhënë asnjë Plotfuqishmëri për këtë proces shume të rëndësishëm. Kjo u konfirmua edhe nga kerkesa e bere vetem dje nga Ministri Bushati per te kerkuar Plotfuqishmerine:
- Përse një marrëveshje e tillë zhvillohet në një mungesë totale të infomimit të institucioneve kryesorë të vëndit, Kuvëndi i Shqipërisë, Opozita, Shoqëria Civile?
- Tashme qe u qartesua fakti i mos pasjes akoma te Plotfuqishmerise, ne kërkojmë të dimë edhe vleresimin tuaj për këtë situate jo normale, si dhe per vlefshmerine e procedurave te ndjekura deri me tani?
- c.A eshte kordinuar me Presidentin per hapat e deri tanishme dhe mbi ç’baze legale jane bere ato, sidoqofte pergjigja per pjesen e pare?
- Cili është grupi negociator, çfarë përbërje ka, cili është niveli i përfaqësimit në këtë grup i ekspertëve të fushave, i ekspertëve nga opozita dhe nga shoqëria civile, në mënyrë që ky grup të jetë i pakontestueshëm dhe të përfaqësojë në mënyrë të drejtë të gjithë interesat kombëtare?
- e.Nëse është ngritur ky grup ekspertësh për të negociuar, cili është tagri që ka ky grup? Cilat zona po delimitohen dhe a duhej te përcaktoheshin me pare ato në aktin e Plotfuqishmërise së Presidentit të Republikës?
- Nëse është arritur marrëveshja në nivel politik sikurse është deklaruar nga ana e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Greqisë, a është kjo një shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nëqoftëse mungon edhe plotfuqishmëria e presidentit?
- Nëse marrëveshja është arritur në nivel politik – çfarë u mbetet ekspertëve të bëjnë? Thjesht certifikimin e marrëveshjes politike në një kohë që duhet të ishte e kundërta, bëhen negociatat në nivel eksperti e më pas nënshkruhet marrëveshja politike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38