Flash News

KRYESORE

"Opozita mbajti qëndrim bllokues", Gjiknuri tregon formulën e marrëveshjes

"Opozita mbajti qëndrim bllokues", Gjiknuri tregon formulën

Përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se opozita jashtëparlamentare po bllokon procesin e marrëveshjes.

Gjiknuri thekson se me amendamentet kushtetuese, nuk pengohet hapja e listave 100%, madje dhe koalicionet parazgjedhore, por duhet gjetur një model i një vendi evropian që ka sistem proporcional rajonal.

Ai gjithashtu është shprehur se një shembull i dhënë nga PS është modeli i Letonisë apo Holndës.

“Pas një mbledhje të gjatë, opozita jashtëparlamentare, ndodhet në të njëjtat qëndrime bllokues, me qëndrimin e vetëm, të bllokimit me çdo kusht të implementimit të Kushtetutës. Së pari u konstatua fare qartë se amendimet kushtetuese dhe vet ata nuk japin asnjë argument përtej kushtit të pa negociueshëm, që thonë se; ‘ne duam që koalicionet të jenë në formën që janë’.

U konstatua që amendimet kushtetuese nuk pengojnë as hapjen e listave 100% dhe koalicionet parazgjedhore. PD ka qëllimin e taktikës bllokuese dhe zvarritjen e këtij procesi. Opozita parlamentare ka ofruar kompromis edhe sot me qëndrimet e saj. Ata janë në të njëjtin pozicion, opozita jashtë.

Ata thonë se shqetësimi jonë nuk është çështja e hapjes së listave, por kanë çështjen e koalicioneve. Iu kemi thënë që të zgjedhin një model ku paraqitet lista e kandidatëve, nga vendet që kanë këtë sistem. Një model është dhënë shembull nga PS, që ka qenë Letonia. Në mos Letonia, Holanda. Të gjejnë një model të një vendi perëndimor në këtë sistem dhe ne jemi të gatshëm që ta formulojmë në atë mënyrë koalicionin. Koalicioni lejohet, të marrin një shembull nga një vend i BE. Kjo është formula e kompromisit. Ne do marrim një model që e njeh këtë”, tha Gjiknuri në fjalën e tij pas mbledhjes.

Të fundit