Flash News

KRYESORE

Opozita merr drejtimin e negociatave për zgjidhjen e krizës, PRSH dhe PAA ftesë të gjitha partive të mblidhen në tryezë të përbashkët

Opozita merr drejtimin e negociatave për zgjidhjen e krizës, PRSH dhe

Partia Republikane e Shqipërisë dhe ajo Agrare Ambientaliste kanë njoftuar për një takim që do të mbahet në orën 20:00 në sallën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Ato kanë ftuar në takim të gjithë krerët e partive për të diskutuar rreth zgjidhjes së krizës aktuale politike.

“Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”-shkruhej në letër.

Gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë së PAA ditën e djeshme  kreu i saj Agron Duka, duke i njohur anëtarët e saj me situatën politike, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshje. Duka u shpreh se tashmë ka nisur puna për arritjen e pikave të përbashkëta në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

Ftesa e plotë:

FTESË

Partia Republikane Shqiptare dhe Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë fton sot, datë 17 maj 2017, në orën 20:00, në sallën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth zgjidhjes së krizës aktuale politike. Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

 Me respekt, Fatmir Mediu​​​​​​​​​​​​​ Kryetar Partia Republikane Shqipërisë, Agron Duka Kryetar​​ Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë

Të fundit