Flash News

KRYESORE

Opozita merr në dorë Kuvendin pas largimit të mazhorancës, Basha në foltore, shikoni ku është ulur Edi Paloka

Ashtu si edhe në seancën e javës që shkoi, duket se po ndiqet i njëjti skenar për zhvillimin e seancës parlamentare.

Deputetët e mazhorancës votuan projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, ndërsa opozita ka vijuar të qëndrojë në sallë.

Menjëherë pasi mazhoranca u largua, duket se opozita ka marrë në dorë Kuvendin.

Lulzim Basha po mban fjalën e tij në foltore dhe po lidhet me publiku përmes “live-facebook”. Ajo që ra në sy është vend-qëndrimi i Edi Palokës.

Ai është ulur në vendin e Gramoz Ruçit, kreu të Kuvendit dhe tashmë në kushtet kur ky i fundit është larguar, po merr rolin e tij, por me ndryshimin e vetëm, se drejton një seancë vetëm me deputetët e opozitës.

 

 

Të fundit