Flash News

KRYESORE

Opozita ndryshon mendje për aksionin politik? Kryemadhi: Po përgatitemi! Nuk do habiteni

Opozita ndryshon mendje për aksionin politik? Kryemadhi: Po

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në edicionin e lajmeve në Vizion Plus është pyetur nga moderatorët sa i përket aksionit politik  në shtator.

Kryemadhi ka shuar zërat për një “ndërrim mendje” të opozitës sa i përket aksionit me protesta e revolucion, ndërsa shprehet se po opozita po përgatitet.

“Jo, nuk ka ndryshuar mendja opozita. Opozita çdo ditë e më shumë po përgatitet. Opozita çdo ditë e më shumë do fillojë të flasë me emra, çdo ditë e më shumë është e qartë. Nisma e opozitës me dorëzimin e Vettingut për politikanët është hapi i parë , ku në të gjithë ndërkombëtarët po shikohet çdo ditë e më shumë kapjen e shtetit nga krimi i organizuar sepse ne qoftë se PS apo Rilindja, më falni se s`dua të them socialistët, se ata janë më të zhgënjyer se çdo të tjerët, është e gatshme për të bërë Vettingun dhe le të vijë e të thotë PO unë e bëj Vettingun, pastaj ecin procedurat e tjera. Aksioni i opozitës është një aksion që do ta shikoni shumë shpejt dhe nuk do të habiteni”, është shprehur Kryemadhi.

Të fundit