Flash News

KRYESORE

Opozita në protestë, përcaktohet data dhe ora

Opozita në protestë, përcaktohet data dhe ora

Opozita do t’u rikthehet sërish protestave, teksa është vendosur që të enjten në orën 9:30 të mblidhen para Parlamentit, në një kohë që seanca të do të nisë në orën 10:00.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke i hapur rrugën e integrimit europian.

Një ditë më parë Basha mblodhi Grupin e ish-deputetëve dhe Kryesinë e Partisë Demokratike ku kërkoi angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme. Lideri i të djathtëve ka kërkuar ndër të tjera mbledhje javore të të gjitha degëve dhe përgatitje për protestat.

Njëkohësisht është paralajmëruar që do ketë sërish një protestë të madhe para Kryeministrisë më datë 6 ose 13 Prill.

Të fundit