Flash News

KRYESORE

Opozita në protestë, Spiropalit s’i del e keqja, sulmon sërish Sali Berishën

Opozita në protestë, Spiropalit s’i del e keqja, sulmon

Deputetja e PS, Elisa Spiropali ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga kuvendi, ku deputetë të opozitës së bashkuar janë ngritur në protestë duke bllokuar 4 akse kryesore nacionale në vend.

Sipas Spiropalit, opozita aktuale duhet të jetë më e përgjegjshme dhe të korrigjojë siç duhet mazhorancën.

“Opozita ekziston që të mos gabojmë ne. Na korrigjoni, por mos bëni opozitë me kaçakë e ndasi krahinore, por bëhuni serioze, përgjegjshme. Po bëni gabime, sa na ka marrë frika se do lini 100 vjet në pushtet”, tha deputetja e PS.

Spiropali ka “thumbuar” edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, nisur sipas saj nga debati që parti në mbledhjen e fundit me grupin e PD.

“Mos e dëgjoni atë zë, lideri tjetër është si ora tre e mëngjesit, tepër vonë për të fjetur dhe shumë herët për tu zgjuar, e ka provuar alkiminë politikë për djegien e vendit, por këtë herë nuk do të funksionojë”, u shpreh Spiropali.

 

 

Të fundit