Flash News

KRYESORE

Opozita në tryezën e OSBE, Hajdari: Basha e Kryemadhi bëjnë teatër. Nuk duan ndryshimin e sistemit

Opozita në tryezën e OSBE, Hajdari: Basha e Kryemadhi bëjnë

Deputetja Rudina Hajdari është e zhgënjyer me sjelljen e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, ku përfaqësuesi Ivi Kaso la mbledhjen në mes. Hajdari pohon se as Basha dhe as Kryemadhi nuk janë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, në ndryshim nga aleatët e tyre që janë pro kësaj lëvizje.

“Takimi ishte i frytshëm sepse arritëm të dëgjonim zërin e ekspertëve dhe kishim disa konkluzione që do të merren parasysh për Reformën Zgjedhore. Ishte hap i vogël, por përpjekja do të vijojë sepse komisionit njihet nga ndërkombëtarët dhe partnerët tanë.

Ne kemi një sfidë akoma të madhe sepse po punjmë për ndryshimin e sistemit. Puna do të vijojë dhe ajo se cfarë ndodhi sot nuk duhet të përsëritet. Z. Kaso erdhi si perfaqësues i opozitës së bashkuar. Partitë e vogla të asaj opozitë janë per ndryshimin e sistemit. Z. Basha nuk është për ndryshimin e sistemit. Znj. Kryemadhi nuk është për heqjen e Z. Rama. Z. Kaso u ul përkrah Gjiknurit, ai është më i prirur të ulet perkrah Z. Gjiknurit sesa Znj. Hajdari. Kemi një Ramë që sillet si i djathtë dhe një Bashë që sillet si i majtë”, deklaroi Hajdari në Real Story.

Të fundit