Flash News

KRYESORE

Opozita në union: Propozon 18 prillin si datën e mundshme të zgjedhjeve 2021

Përfaqësues të partive opozitare kanë shkuar me një qëndrim të unifikuar në zyrën e presidentit Ilir Meta, sa i takon datës së zgjedhjeve parlamentare 2021.

Deri tani, nga takimet në zyrën presidenciale Vangjel Dule i PBDNJ, Arben Tafaj i PAA, Arjan Madhi i PR i kanë propozuar Metës 18 prillin si datën më të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve dhe më e afërta nga nisja e periudhës zgjedhore 15 prill-15 maj.

“Propozojmë këtë datë për shkak se maji e më pas tij, është periudhë e vështirë për shqiptarët, pasi punojnë në punë sezonale në Greqi e vendet tjera. Gjithashtu, është datë mes dy pashkëve katolike dhe ortodokse”, tha Arben Tafaj, përfaqësues i Partisë Agrare Ambientaliste.

“Diskutuam për datën e zgjedhjeve si një akt përgjegjshmërie, me qëllim që të nisë sistematikisht përgatitja e procesit që më në fund edhe vendi ynë të arrijë atë standard, i cili përbën realitet të përditshëm në çdo vend demokratik. Qëndrimi ynë është i qartë, datën më të shpejtë të mundshme konfirmo legjislacionit në fuqi”, tha Dule.

Nga ana tjetër, kujtojmë se data e propozuar më herët nga PS, konkretisht nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, gjatë një komunikimi me mediat ka qenë data 9 maj.

Kjo datë sipas tij mban edhe simbolikën si dita e Europës.

https://politiko.al/takimi-me-meten-cilen-date-propozon-partia-republikane-per-zgjedhjet-e-2021/

https://politiko.al/idrizi-perfundon-takimin-me-meten-i-shpreha-shqetesimin-per-ceshtjen-e-detit-qeveria-shqiptare-te-mos-pranoje-devizen-e-greqise/

Të fundit