Flash News

KRYESORE

Opozita pa madate, Plasari: Akt në mbrojtje të demokracisë

Opozita pa madate, Plasari: Akt në mbrojtje të demokracisë

Për studiuesin Aurel Plasari, vendimi i opozitës për djegien e mandateve është i drejtë dhe akt që i shërben demokracisë në vend. Sipas tij, Rama është politikan që nuk kupton parimet demokratike dhe harron se opozita ka një elektorat që duhet respektuat sado i vogel të jetë.

“Unë e gjykoj që opozita ka ndërmarrë një veprim të rëndësishëm, që ndërmerret në mbrojtje të demokracisë. Ka refuzuar pjesëmarrjen në një parlament që sipas pozitës ishte degraduar, funksiononte në një vend pa gjykatë kushtetuese dhe me shumë hendikape të tjera, me një parlament arrogant, kryeministër arrogant, që thotë vazhdimisht kam vota. Harron që opozita ka një elektorat. Nuk janë ata 10-20 që marrin nëpër gojë.

Opozita është gjysma. Edhe nëse është me vogël ajo gjysma tjetër duhet të kesh më shumë kujdes. Kemi të bëjmë me një njeri që nuk i ka kuptuar ndonjëherë këto parime demokratike. Mbasi mori votën u harruar shërbëtorllëku dhe doli arroganti. Në këto rrethana opozita ka bërë një veprim në mbrojtje të demokracisë dhe në rrethana demokratike. Kurrë kryeministri dhe as të huajt nuk kanë thënë që keni bërë një akt demokratik. I jashtëzakonshëm nuk është fare sepse janë tërhequr në ‘24-ën. Këto nuk janë ngjarje që nuk i ka parë bota”, deklaroi Plasari.

Të fundit