Flash News

KRYESORE

Opozita pa mandate, Bylykbashi përgjigje ndërkombëtarëve: Është instrument demokracie

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar vendimin për dorëzimin e mandateve si një instrument demokratik kushtetues. Duke iu përgjigjur ambasadorëve të vendeve perëndimore, Bylykbashi sqaroi se opozita nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër, përballë një mazhorance arrogante dhe mospërfillëse.

Bylykbashi renditi edhe disa arsye, duke filluar nga mos-zbatimi i reformës administrative, territoriale, zgjedhore deri të reforma në drejtësi, për të cilën mendon se është e kapur nga Rama.

“Gjëja me normale është që miqtë tanë ndërkombëtar të ngrëne ketë shqetësim. Megjithatë, është instrument demokratik kushtetues; është një kauze që nuk po gjente hapësire. Ndoshta është instrument i fundit në një situatë normaliteti demokratik. Për ta kuptuar pse erdhëm deri këtu: Reforma në administratën ka dështuar krejtësisht, pasi administrata është ë mbushur me militantë. Reforma territoriale zhbëri themelet e një bashkëjetese demokratike. Pushteti vendor është totalisht i kapur; po të dëgjosh Edi Ramës, dëshiron të kapë 61 bashkitë. Reformën zgjedhore e bllokuan për 6 vite sepse nuk u intereson. Edhe reforma në drejtësi u shpërdorua për te kapur gjyqësorin në mënyrë që ministrat dhe kryetarët e bashkive, të kapur në dosjen 339 të mos hetoheshin“, sqaroi ndër të tjera Bylykbashi në televizionin ‘A2 News’.

Të fundit