Flash News

KRYESORE

Opozita pa mandate, dy parti të reja nxitojnë të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e qershorit

Opozita pa mandate, dy parti të reja nxitojnë të regjistrohen

Teksa opozita ka djegur mandatet dhe shprehet e vendosur për të mos u futur në zgjedhjet e qershorit pa largimin e Edi Ramës, në KQZ vijon regjistrimi i partive të reja për zgjedhjet lokale, planifikuar për t’u organizuar më 30 qershor.

Ora News raporton se partitë e vogla jo parlamentare po përfitojnë nga mungesa e opozitës për të krijuar 'opozitën e re'. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë si dhe Partia Kristian Demokrate po përgatisin dokumentacionin për tu bërë pjesë e garës së 30 qershorit.

PADK-ja drejtohet nga Zef Bushati dhe në zgjedhjet vendore të 2015 ishte pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane të drejtuar nga Partia Socialiste. PKD-ja është ish subjekti politik i Mark Frrokut, që aktualisht thuhet se udhehiqet nga Dhimitër Muslia.

Nuk dihet nëse kjo është një iniciativë individuale e dy partive, apo ndonjë skenar i dirigjuar nga mazhoranca. Organizimi i zgjedhjeve vendore me një ‘opozitë të re’ do krijonte precedent të rrezikshëm për një vend, anëtar të NATO-s dhe pretendent për të hapur negociatat me BE-në.

Pak dite me pare, KQZ-ja vendosi të regjistrojë “Partinë e Gjelbërt”, me kryetar z. Edlir Petanaj dhe shkronja nistore “P.GJ”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Të fundit