Flash News

KRYESORE

Opozita paralajmëron bojkot të parlamentit, Përmeti: Të gjithë jeni frikacak, fshiheni mbas listës së mbyllur të Ramës

Opozita paralajmëron bojkot të parlamentit, Përmeti: Të

Deputeti Andi Përmeti reagoi ashpër nga foltorja e parlamentit për draftin e propozuar nga PS për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, e cila propozon lista të hapura me kushte ku emrat e kandidatëve janë të varur sërish nga renditja në listë e kryetarit.

Ai i kërkoi deputetëve që kanë kërkuar lista të hapura ta bojkotojnë Kuvendin deri në momentin kur PS të sjellë një draft për lista të hapura, ose PS ta miratojë vetë me vota të blera për t’iu treguar shqiptarëve çfarë fytyre ka.

“Sot, po negociojmë për çeljen e negociatave me BE-në, por ju i keni hapur për 7 vjet rresht, siç hapët listat. E thjeshtë, sepse ky mbrapa është një mashtrues, ndërsa ju jeni të gjithë frikacakë. Të gjithë ju jeni frikacakë pa asnjë përjashtim sepse keni frikë të shkoni te qytetarët dhe t’i kërkoni votën me emrin dhe me fytyrën tuaj, sepse ju nuk keni çfarë t’i thoni. Ju e rrënuat këtë vend në 7 vite, keni shkatërruar ekonominë, kanalizuat vendin cep më cep, keni shpikur PPP-të më të turpshme për të vjedhur lekët e shqiptarëve, shitët shëndetësinë me koncesionet më të shtrenjta në Europë, ndërsa për arsimin “O Zot”, më mirë mos flasim për arsimin. Ju keni turp të vini dhe t’u kërkoni votën qytetarëve, prandaj fshiheni mbas listës së mbyllur të Edi Ramës duke i gënjyer shqiptarët se po iu zgjedhin ata, kur në të vërtetë po iu zgjedh vetëm kryetari. Jam kurioz ta shohin shqiptarët tashmë, sepse vetë Edi Rama ka deklaruar se ka 74 vota në parlament, kur i qahej ambasadores amerikane, ta shohin shqiptarët a do përsëritet në këtë parlament Dibra dhe Durrësi kur iu blinit votat hapur apo jo. A do blihen deputetët këtu apo jo? Dhe e dyta, Myslym, të kërkoj të publikosh listën me emrat që kanë kërkuar ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet për lista të hapura që në fillim dhe së bashku t’i ftojmë këta në janë burra dhe gra dhe e kanë kërkuar këtë dhe nuk janë të shitur të bojkotojnë këtë parlament deri sa kjo mazhorancë o të detyrohet të sjellë një ligj për lista të hapura, ose ta bëjë vetë me vota të blera për t’i treguar shqiptarëve çfarë fytyre kanë.“ tha Përmeti.

Të fundit