Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opozita parlamentare draft për ndryshimet kushtetuese: Duam lista të hapura, pa koalicione
Opozita Parlamentare ka propozuar një projektligj për ndryshime kushtetuese, ku mes të tjerave sanksionon garimin në zgjedhje me lista të hapura të kandidatëve, një prag prej 5% të votave, që forcat politike duhet të marrin, para se të përfitojnë mandate parlamentare, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Kërkesa është paraqitur si e mbështetur nga tre grupet opozitare në Kuvend, por jo të gjithë deputetët e pakicës kanë qenë dakord. Disa prej tyre nuk kanë pranuar ta firmosin shkresën, duke pasur rezerva për pragun prej 5% si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Kujtojmë se kryeministri Rama pas takimit me opozitën parlamentare tha se kërkesat e tyre janë legjitime pasi mbështeten edhe nga një pjesë e qytetarëve.
Ndërsa përfaqësuesi politik i mazhorancës në këshillin politik Damian Gjiknuri premtoi më vonë mund të diskutohet sistemi politik që kërkon ndryshime në kushtetutë.
Drafti i plotë i opozitës parlamentare depozituar në Kuvend
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998, “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 83, pika 1, dhe 177, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,
KUVENDI I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 64 ndryshohet si vijon:
“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.
- Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.
- Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumëemërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet.”
Neni 2
Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon:
“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
RELACION PËR PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998, “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Amendamentet e propozuara, synojnë shndërrimin e sistemit zgjedhor nga ai aktual që bazohet në sistemin proporcional me konkurrim rajonal me lista te mbyllura në një sistem i cili në vlerësimin e propozuesve, referon më mirë dhe në format më demokratik vullnetin e votuesit. Për këtë qëllim amendamentet parashikojnë që detajimi aktual Kushtetues i konkurrimin rajonal me lista të mbyllura të hiqet nga Kushtetuta. Ai detajim sanksiononte lista të mbyllura dhe shprehja që formatonte sistemin u vendos në Kushtetutë megjithëse nuk e kish vendin aty, por sepse qëllimisht palët donin të mbyllnin me forcën e Kushtetutës çdo diskutim lidhur me listat e hapura.
Sistemi i propozuar është ai proporcional me konkurrim rajonal.
Kodi zgjedhor do të duhet që të bëjë më pas detajimin e sistemit të propozuar dhe identifikimin e sistemit për sa i takon listave të cilat duhet të jenë të hapura ose pjesërisht të hapura. Që kjo të ndodhë duhet që Kushtetuta ti paraprijë ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, nëpërmjet garantimit për votuesit të të drejtës për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore.
Në vlerësimin e propozuesve, kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, duhet të parashikojnë atë pjesë të listës që do të jetë e hapur.
Në vlerësimin e propozuesve:
- sistemet me listat e hapura fuqizojnë votuesit duke i lejuar ata të zgjedhin kandidatët individualë të partisë sipas zgjedhjes së tyre duke votuar direkt për ta sesa për lista partiake të kandidatëve në tërësi;
- fuqizimi i votuesit mund të zvogëlojë fuqinë e drejtuesve të partive për të imponuar kandidatët e paracaktuar në elektorat. Efekti i dëshiruar është që kandidatët të jenë më shumë të përgjegjshëm ndaj votuesit dhe më pak para drejtuesit të partisë;
- Krahasimi midis sistemeve elektorale tregon një marrëdhënie pozitive midis listës së hapur dhe qeverisjes së mirë (antikorrupsionit).
- Vendet më të zhvilluara demokratike kanë sisteme me lista të hapura ku votuesit mund të përzgjedhin kandidatët (Islanda, Letonia, Monako, Norvegjia dhe Zvicra); vendet me një sistem të hapur përzgjedhje d.m.th. ku votuesit mund të përziejnë kandidatët nga listat e partive të ndryshme (Lihtenshtajni, Luksemburgu, Monako dhe Zvicra) dhe vendet që përdorin sistemin me vota të vetme të transferueshme (Irlandë dhe Maltë);
- Listat e hapura do të favorizojnë kandidatët më të kualifikuar duke qenë se përzgjedhja e tyre do të varet nga elektorati;
- Listat e hapura favorizojnë programin e kandidatit dhe fushatën e këtij të fundit dhe që janë më të angazhuar me zonën dhe elektoratin ku do të kandidojnë
Amendamentet parashikojnë pragun 5% të votave të vlefshme, si kusht për përfshirjen në shpërndarjen e mandateve për partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe edhe për shkak të modelit të sistemit të propozuar Kushtetuta duhet të parashikojë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38