Flash News

KRYESORE

Opozita parlamentare nuk heq dorë nga listat e hapura, e gatshme për të negociuar për dy pika të tjera

Opozita parlamentare nuk heq dorë nga listat e hapura, e gatshme për

Opozita parlamentare nuk heq dorë nga kërkesa për lista të hapura, por bie dakord për të negociuar mbi pragun dhe kolacionet.

Deputeti Myslim Murrizi thotë se që partitë e mëdha kanë nisur edhe tentativat për të blerë votat e deputetëve të pakicës në parlament për të miratuar marëveshjen e 5 qershorit.

“Me listat e hapura meqë këta po kërkojnë të gjejnë artificë sikur është vështirësi e madhe. Ditën e votimit deri në 12 të natës del rezultati perfekt në 5508 qendrat e votimit. Forcat politike shqiptare duhet të provojnë këllqet e tyre se sa mbështetës kanë nga prapa.

Më herët kryeministri Rama ka deklaruar se nuk mund t'i pranojë të gjitha kërkesat e opozitës parlamentare dhe pakica në parlament është e gatshme që të heqë dorë nga koalicionet parazgjedhore dhe pragu 5 përqind nëse plotësohet kushti i listave të hapura.

“E pranoj që politika është art kompromisi. Ajo që unë nuk negocioj dhe nuk jap votë është hapja e listave. Pjesën tjetër hajde ta negociojmë”, tha Murrizi për Ora News dhe shtoi se mund të ketë rrjedhje vote të pakicës parlamentare pasi sipas tij ky është një fenomen i vjetër në Parlamentin shqiptar.

“Nuk e di se kush është ai donatori më i madh në këtë treshe. Është PS, PD apo LSI që përpiqet fort për të gjetur dezertorë brenda 39 firmëtarëve që kërkojnë sistemin zgjedhor”, tha deputeti.

Të fundit